• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbrojeni institucionin e Presidentit të Republikës, nga Ilir Meta

by Ardit Rada
04/10/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithkush që po sheh me sytë e tij prej mbi tre vjetësh degradimin, keqpërdorimin, dhunimin, zhbërjen dhe shkatërrimin e institucionit të Presidentit të Shqipërisë nga Ilir Meta, me siguri ka pritur që dikush ta ngre zërin. Jo më shumë nga politika e liderët e saj, por nga media, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë, personalitetet e këtij vendi dhe nga grupet e ndryshme të interesit. Sepse në fund të fundit, individët që i drejtojnë institucionet shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria mbetet përjetësisht!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apo Nisma “#Thurje” përshembull, por edhe të tjerat ekzistuese apo të reja që mund të krijohen posaçërisht, kanë një shans të madh për tu identifikuar. Është momenti më i mirë për të përqafuar një kuazë të madhe, të vërtetë, reale dhe me vlera të jashtëzakonshme, për procesin e shteformimit modern shqiptar.
Le të ngrihet sërisht “Aleanca” dhe mbështetësit e saj, që dolën dikur në Mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe të deklarojnë sot, nismën e tyre të re për Mbrojtjen e Presidencës. Tani kanë një përvojë edhe më të madhe. Le të dalin çdo ditë përpara kangjellave të Presidencës apo ta rrethojnë atë, derisa tia rikthejnë institucionin e marë peng nga Ilir Meta, Republikës.

E prej aty, le të bëjnë deklarata e të recitojnë më me pathos se më parë. Le të këndojnë a të japin intervista pafund. Të mbajnë konferenca shtypi dhe të lidhen direkt me të gjitha mediat televizive e rrjetet sociale. Le ta ngrenë edhe më shumë se më parë zërin, për mbrojtjen e këtij institucioni nga uzurpuesi i saj Ilir Meta.
Apo le të mbledhi Nisma “#Thurje” sërisht firmat e qytetarëve, e le të bëjnë peticione. Të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese padi me fakte dhe prova konkrete, për shkeljet vijuese kushtetuese, që po bën Ilir Meta në Presidencë. Jo vetëm duke çdekretuar zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, e dekretuar ato të 13 tetorit, që nuk u bënë kurrë. Por edhe shumë e shumë gjëra të tjera deri tek përfshirja e fundit, direkt në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, për llogari të partisë së tij LSI.

Le të kërkojnë që të mbahet një referendum popullore kundër Ilir Metës. Le ti bëjnë presion Parlamentit që të miratojë sa më parë ligjin organik për funksionimin e Presidencës. Le të bëjnë gjithçka që kanë në dorë sot, për ta mbrojtur këtë institucion nga degradimi total. Me këtë rast, nisma e tyre le të shtrihet jo thjeshtë dhe vetëm për Teatrin apo për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe për Mbrojtjen e të gjitha Insitucioneve në Shqipëri, për sot e të ardhmen.

Ky po që do të ishte një mision sa fisnik, aq edhe civil e qytetar. Një nismë qëllimirë me dimensione patriotike, atdhetare, kulturore dhe historike. Sepse institucionet jo vetëm në Shqipëri por kudo në shoqëritë e hapura demokratike, sot rrezikohen dhe kanë nevojë që të ruhen jo thjeshtë dhe vetëm nga prishja e tyre fizike. Nga godinat. Nga oborret. Nga trashëgimia arkitekturore, urbane a historike.
Kryesorja është që të kuptohet, se institucioni është diçka shumë herë më e madhe sesa thjeshtë dhe vetëm, godina e tij. Institucioni është jo vetëm veprimtari konkrete shtetërore, qeverisëse apo utilitare, por edhe simbolikë. Jo vetëm germë, por edhe frymë. Jo vetëm diçka materiale, por mbi të gjitha shpirtërore. Jo vetëm aktivitet burokratik, por mbi të gjitha bartëse dhe përçuese e vlerave identitare.

Ndaj edhe institucioni i Presidencës, ashtu si gjithë të tjerat, duhet mbrojtur në radhë të parë nga shkatërrimi i vlerave etike, morale, ligjore, kushtetuese, shtetërore, protokollare, formale e simbolike. Askush nuk pret që Kryetari i Shtetit të jetë duke zhvilluar një aktivitet normal nga pikëpamja përmbajtësore, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi dhe e gjithë bota shohin çdo ditë tek forma e shfaqjes së tij degradim, rrënim dhe zhveshje totale nga të gjitha kornizat e seriozitetit institucional.
Është hera e parë në historinë e Republikës, që Kryetari i saj në vend që të jetë mbi të gjitha palët dhe personifikim i unitetit kombëtar, të sillet si kryetar i një partie politike. Edhe Ramiz Alia, pasaardhësi i Diktatorit komunist kur hyri në atë institucion, e dorëzoi formalisht teserën 50 vjeçare të partisë së tij dhe e ushtroi me shumë më tepër paanësi atë funksion. Ndërkohë që Ilir Meta i hodhi tej të gjitha rregullat formale dhe jo formale, përvojën dhe traditën 30 vjeçare pluraliste, për të punuar më shumë për jetën e ardhshme politike pas Presidencës sesa për 5 vitet në krye të saj.
Është koha që ta mbrojmë institucionin e Presidentit të Republikës, nga Ilir Meta. Përndryshe, nesër do të na duhet që ta mbrojmë Ilir Metën, nga indiferenca jonë e sotme! /Alpenews.al

Next Post
Totalitarizmi i induktuar i LBPD për listat e hapura: 0% ose 100%!

Lulzim, mos e prek votën e bazës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

March 6, 2026
Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In