• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A mbrohet politikisht Balili dhe ku fshihet ai, ja çfarë thotë avokati grek

by A R
30/01/2017 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, ndërsa çështja Balili është folur disa herë gjatë konferencës për shtyp të ish Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus realizoi një intervistë me Alexis Kougias, avokatin e z. Klement Balili, i cili tregoi në çfarë faze është çështja dhe iu përgjigj pyetjes nëse ka video të politikanëve shqiptarë të regjistruar në “Santa Quaranta”.

Dritare.net- Z. Alexis Kougias, në çfarë situate jeni me mbrojtjen e Klement Balilit?

Kjo çështje është bërë e njohur për herë të parë në maj 2016. Policia greke ka kapur disa persona pa asnjë të dhënë dhe bashkoi shumë çështje gjyqësore me akuzues të ndryshëm dhe i pagëzoi të gjitha këto çështje në një çështje të vetme. Gjëja më e rëndësishme që duhet përmendur  është se të akuzuarit nuk njihen me njeri-tjetrin, nuk kanë lidhje dhe janë çështje të ndryshme në vende të ndryshme të Greqisë dhe jashtë vendit. Të gjitha kanë diçka të përbashkët, që janë sasia e drogës që ndodhet në kamionët që bëjnë transport ndërkombëtar dhe polica greke ka sajuar që të gjitha këto çështje t’i bëjë në një. Në këto momente nuk presim gjë tjetër përveç hetimit. Një pjesë e rëndësishme në këtë çështje është se deri në këto momente,   hetimi nuk ka përfunduar. Sot në mëngjes isha në zyrën e prokurorit të çështjes për drogën dhe komunikova me të. Ai më tha, duke më çuditur, se javën e kaluar erdhën të dhëna të reja për këtë çështje, janë mijëra telefonata, të cilat nuk i kishte përpunuar ai. Edhe ne avokatët që jemi të kësaj çështje e kemi të pamundur përpunimin. I kërkova të më jepte një kopje të materialit dhe më premtoi që do m’i dorëzonte të nesërmen në mëngjes. Janë mijëra telefonata dhe nesër në mëngjes unë do marr kopjet nga regjistrimet e këtyre bisedave dhe në këtë mënyrë do të konstatoj bashkë me teknikët e mi këshillues nëse ka ndonjë lidhje me z. Balili. Prokurori më premtoi se kjo çështje do përfundojë në Greqi deri në 15 shkurt, por kjo nëse policia nuk do ketë dokumentacione, të dhëna të reja për të dorëzuar.

111

Dritare.net- Në Shqipëri do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, sot u shkarkua ministri i Drejtësisë. Pas sherrit politik, qëndron klienti juaj. Jeni në dijeni?

Jam në dijeni se çfarë ndodh në Shqipëri sepse bashkëpunoj me zyrat e avokatisë në Shqipëri jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Gjithashtu kam shumë miq politikanë të partive të ndryshme të cilët më informojnë për këtë çështje dhe dua të them se mërzitem veçanërisht për zmadhimin që ka marrë kjo dosje në Shqipëri, që  në vend që të jetë një çështje penale e zakonshme është bërë mollë sherri midis partive politike. Ajo qe më çudit është sesi është e mundur që pa mbaruar kjo çështje ende në Greqi, në këtë moment kjo çështje është në zhvillim, ende pa u sqaruar në Greqi e vërteta,  të ngatërrohen politikanët të cilët shumë herë nuk interesohen për çfarë ka ndodhur, por për përfitimet e tyre politike.

Dritare.net- Në media është shkruar se z. Balili fshihet në Athinë. Ju kontaktoni me të?

Jo nuk kam komunikuar asnjëherë më z. Balili. Herën e fundit që e kam takuar ishte kur për herë të parë, kur m’u dorëzua kjo çështje. Menjëherë bëra një udhëtim në Shqipëri, u takova me të dhe qysh atëherë është zhdukur, për sa jam në dijeni. Kam edhe unë interes për fatin e tij, por as njerëzit e tij, as gruaja, as fëmijët, as vëllezërit nuk janë në dijeni ku ndodhet. Nuk e di nëse është ne Greqi, Shqipëri apo çfarëdo vendi tjetër të botës, por dua t’ju them se edhe unë të njëjtën gjë do bëja në vendin e tij, do të zhdukesha. Nëse do njoftohesha nga avokati im që dhe në Greqi, ende nuk është zbardhur kjo çështje dhe megjithatë në Shqipëri bëhen emisione dhe diskutime dhe kjo gjë ndikon shumë , për një çështje që ende nuk është bërë e qartë.

Ky skenar që ka organizuar policia greke ju siguroj që në këto 42 vjet që jam avokat është në ajër, deri tani nuk ka asnjë të dhënë, përveç një telefonate që ka kryer z. Balili me një të njohurin e tij. Policia greke bëri një skenar të tërë pa asnjë dokument real. Ta dini se në drejtësinë greke kjo lloj sjellje shumë herë nuk ecën, sepse drejtësia greke do ta gjykojë këtë çështje. Do ju këshilloja me gjithë respektin që kam që ndikuesit e politikës dhe drejtësisë në Shqipërisë, të cilët i respektoj në nivelin maksimal, të presin deri në zbardhjen e çështjes. Edhe pse duke folur ata janë në qendër të vëmendjes, nga ana tjetër shkatërrojnë jetën e një personi. Nëse del që z. Balili është i pafajshëm, me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri, asnjëri nuk do ta besojë që ai është i tillë.

Dritare.net- Pse nuk dorëzohet klienti juaj? Ju çfarë i keni këshilluar?

Unë personalisht nuk e kam takuar për ta këshilluar, nuk kemi folur asnjëherë pas ditës që i është dhënë urdhri i arrestit dhe pasi ky urdhër i është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Nuk kemi pasur as komunikim telefonik. Mendimi im ishte dhe është se, nëse një person është fajtor duhet të dorëzohet në moment, por nëse është i pafajshëm dhe disa mundohen për arsye politike ose personale, sepse vërtet po ndodh për konflikte politike, unë do e këshilloja të mos dorëzohet. Nëse do e takoja do e këshilloja të mos dorëzohet derisa të përfundojë çështja që i takon. Të njëjtën gjë u kam këshilluar dhe kam bërë në çështje të mëparshme shumë më të rënda sesa kjo e z. Balili, të cilët nuk janë dorëzuar deri në përfundim të çështjes së tyre, dhe në fund kanë dalë të pafajshëm. Është për të ardhur keq që një person të mbetet në burg për një kohë të gjatë, kur është i pafajshëm.

Dritare.net- Është folur në media për një marrëveshje mes klientit tuaj dhe policisë shqiptare për dorëzimin e tij vullnetar. A është e vërtetë dhe pse nuk ndodhi?

Nuk kam asnjë ide për këtë opsion. Asnjëherë familjarët e z. Balili nuk më kanë transmetuar këtë lajm. Nëse ai vet e quan të arsyeshme që duhet të dorëzohet, është e drejta e tij dhe unë duhet ta respektoj mendimin e tij. Këtë nuk mund ta konfirmoj, por as ta kundërshtoj. Nuk kam folur me të siç ju thashë dhe as jam takuar qysh nga takimi ynë i parë dhe i fundit para shumë muajsh, ky takim është bërë afërsisht 6 muajsh. Nuk kam asnjë të re prej tij. E vetmja gjë që bëj është të mundohem që përmes çështjes gjyqësore të kuptoj çfarë është ajo që e bën fajtor dhe nëse ka diçka që e bën fajtor t;ia transmetoj sa më shpejt familjarëve të tij, të cilët t;ia përcjellin z. Balili, nëse e kanë të mundur.

Të gjithë familjarët e tij më kanë konfirmuar që nuk e dinë se ku ndodhet z. Balili dhe as komunikojnë me të.

Dritare.net- Ish ministri i Drejtësisë është shprehur sot se “krerët e policisë hanin tek hoteli Balilit, Santa Quaranta dhe ministrat socialistë çonin të dashurat. Për këtë ka video. Jeni në dijeni të këtyre videove?

Nuk jam në dijeni fare, nuk është puna ime, unë jam avokat, dhe nuk merrem me thashetheme, por këto që më thatë tregojnë se në çfarë niveli të ulët ka arritur konflikti politik në Shqipëri.

Më bën çudi sesi është e mundur të bëhen diskutime të tilla për një çështje që as drejtësia greke nuk ka arritur ende në një përfundim. Kjo që dua t’ju them është se qysh në momentin e parë në Shqipëri dhe Greqi është bërë e mundur bashkëpunimi për të zbuluar pasurinë e të gjithë familjes Balili, jo vetëm të Klement Balilit. Dua të konfirmoj se të gjitha të dhënat që ne disponojmë që ia kemi lënë në dorë autoriteteve greke janë të dhëna të cilat vërtetojnë se familja Balili nuk ka asnjë lidhje me ato gjëra që thuhen në media.

Dritare.net- Çfarë hapash konkretë po merrni dhe si prisni të zgjidhet kjo situatë?

Siç ju thashë jam avokat dhe nuk jam ndikues politik, as polic. Të vetmen gjë që jam betuar të bëj në punën time është të ndihmoj drejtësinë greke ose çfarë do drejtësie tek e cila përfshihem, për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Këtë gjë bëj prej 42 vjetësh në Greqi dhe në 23 mijë çështje që kam pasur dua të them se nuk kam parë në Greqi një njeri të pafajshëm  të dënohet vetëm pse është në mes të një konflikti politik. Gjykatësit grekë dhe jam i sigurt që edhe gjykatësit shqiptarë, nëse kanë të dhëna për të fajësuar dikë, e dënojnë, por nëse nuk kanë të dhëna të mjaftueshme ose janë në mëdyshje, i lënë të lirë. Unë këtë punë kam, unë mbledh të dhëna me të cilat mundohem të ndihmoj trupin gjykues që ta lënë të lirë z. Balili./dritare.net

Next Post
A largohet Manjani nga LSI dhe bashkohet me Blushin? Ja si përgjigjet ai

A largohet Manjani nga LSI dhe bashkohet me Blushin? Ja si përgjigjet ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

December 29, 2025
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com