• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbreti lakuriq dhe idiotët e Tiranës

by Ilir Yzeiri
07/01/2026 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Aksioni i fundit i SHBA-ve, i nxitur nga Trump, për të rrëmbyer diktatorin Maduro dhe gruan e tij në një aksion spektakolar, të denjë për filmat western të Hollivudit, ka shkaktuar reagime të forta në gjithë botën. Askush nuk e vë në dyshim që Maduro ishte një diktator gjakatar, që e mbante pushtetin me forcë, me dhunë e burgosje. Vendi, për shkak të tij, ishte kthyer në një gërmadhë vuajtjesh. Presidenti i zgjedhur kishte marrë arratinë dhe liderja e opozitës, fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Maria Corina Machado, jetonte në ilegalitet. Vetë Trump ishte më i qartë se të gjithë kur tregoi arsyen e këtij aksioni. Ai tha se në hemisferën Perëndimore janë interesat amerikane dhe nafta e Venezuelës, ashtu si edhe pasuritë e tjera të saj, janë interesi ynë strategjik. Në këtë pikë mjaft analistë të shquar, si Fridman apo Zakaria iu referuan dokumentit për strategjinë dhe sigurinë kombëtare të publikuar pak kohë më parë nga Trump, në të cilin, siç thoshin të gjithë komentatorët, parimet e mbrojtjes së demokracisë, të lirisë dhe të tregut të lirë janë zëvendësuar me ato të interesit ekonomik dhe biznesit duke iu përmbajtur boshtit mbi të cilin është ngritur politika e Trump që është « Amerika First ».

Edhe diplomatë europianë, si ambasadori Sequi, fjala vjen e komentoi këtë veprim të ushtrisë amerikane si kalimin nga forca e së drejtës në të drejtën e forcës. Mbështetur në atë që ai tani e quan jo doktrina Monroe por Donroe, Trump ka kërcënuar hapur se kërkon të pushtojë edhe Groenlandën. Ai tha se edhe Kolumbia është nën mbikqyrjen tonë, Kuba po ashtu dhe Irani. Në fillim të mandatit ai pat kërcënuar edhe Meksikën. Dhe si për ta bërë më të prekshme këtë dëshirë të tijën dhe për të na siguruar se Trump nuk do të ndalet, Sekretari i Jashtëm Rubio tha se Trump ka një karakteristikë : ai atë që e thotë e bën. Nuk vonuan më pas edhe karakterizimet e medias perëndimore, por edhe asaj amerikane për politikën e re të Trump. « Imperializmi lakuriq », shkruante « The Guradian », « Putinizimi i politikës së jashtme amerikane », vijonte një tjetër.

Fareed Zakaria, gazetari i njohur i CNN-it dhe drejtuesi i emisionit të famshëm GPS, e mbyllte me ironi komentin e tij duke thëne se aksioni i fundit i Trump në Venezuelë u frymëzua ngë slogani i njohur « Make Venezuela great again ». Në anë tjetër, opinionstë të ndryshmë nisën të ngrejnë pikëpyetje të mëdha. Nëse vërtet interesi i Amerikës është të zhduke diktatorët dhe të promovojë demokracinë, përse u la deri në cfilitje tragjike Siria?

Ndërsa ana tjetër e medaljes janë Rusia dhe Kina. Të gjithë janë në alarm sepse tan inuk ka justifikim për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ashtu sikundër edhe Kina për shkak të interesave të saj strategjike, mund ta pushtojë kur të dojë Tajvanin. Strategjia e re e mbrojtjes kombëtare të Trump e justifikon luftën për territore, sepse ajo nuk mbështetet në mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë e të lirisë së kombeve, porn ë interesa strategjikë. Një anë tjetër që vunë re komentatorët politikë të të gjitha vendeve ishte anashkalimi i Kongresit dhe shpërfillja e OKB-së dhe organeve të saj. Por edhe më tragjike që u vu re nga të gjithë ishte shpërfillja e aleatëve. Të gjithë kujtuan me këtë rast, ndërhyrjet e SHBA-ve në Irak e Afganistan. Në atë kohë aleatët europianë, kanadezë e australianë, u bashkuan nën drejtimin e SHBA-ve për ato aksione të cilat, për fat të keq nuk i arritën qëllimet e tyre të para.

Madje dikush u shty më larg dhe i kujtoi Trumpit se Danimarka aleatja e vyer e SHBA-së iu bashkua që në fillim SHBA-ve dhe në Irak e Afganistan janë vrarë mbi 45 ushtarë danezë, duke shënuar numrin më të madh të të vrarëve nga radhët e NATO-s në raport me popullsinë. Ndërkaq, në Shqipëri, ashtu siç ndodh gjithnjë kur pordhohen ngjarje të mëdha, këtu te ne nis e merr udhë folklori banal dhe frustrimet tona i transferojmë në lojërat e gjigandëve apo bajlozëve.

Një opozitë e drejtuar nga një i rrjedhur dhe i mbuluar me krime kundër popullit të tij, por i përkëdhelur nga SPAK, ndërton skena delirante dhe e përqas Shqipërinë me Venezuelën si shprehja e fundit e atij të marrit që sheh nga dritarja e çmendinës ku është strukur ardhjen e Baba Dovletit. Amerikanët vetëm njëherë kanë ndërhyrë gati edhe ushtarakisht në vendin tonë e madje dërguan këtu edhe një ambasadore siç ishte Mariza Lino e cila i priu rebelimit të armatosur të vitit 1997 për të larguar nga pushteti Berishën. Në atë kohë ajo madje shfaqej në publik edhe me veshje ushtarake. Herën e dytë amerikanët janë marrë me Shqipërinë atëherë kur atë që e larguan me forcë nga pushteti e shpallën edhe non grata familjarisht. Ndërsa tani, në Strategjinë Kombëtare të publikuar nga Trump Ballkani ka një peshë gati të papërfillshme.

Aty madje thuhet se sanksionet dhe vijat e kuqe te hequra deri tani do të kthehen në ligje. E gjitha kjo ngjan me një frazë të njohur dhe burokratike por që nuk shtyhet më tej. Problemi ynë i madh tani është se Serbia dhe Rusia pas saj, do të jenë gati të nxjerrin nga sirtarët dosjet e vjetra të politikave shoviniste dhe Kosova mund të jetë shënjestra e radhës. Europa e bashkuar nuk po arrin të imponohet si një aktor kyç në politikën ndërkombëtare. Ajo është e pafuqishme dhe e zbehtë përballë autoritetit amerikan.

Siç thoshte me të drejtë gazetari italo-amerikan, Alain Fridman, liderët europianë të strukur pas tavolinave mezi presin të marrin një telefonatë nga Trump. Asnjëherë si sot bota nuk ka qenë më e pasigurtë dhe fati i popujve dhe vendeve të vogla më i paparashikueshëm. Siria na dha një shembull se vetëm nga brenda dhe me vullnetin e popullit të vet mund të arrihet suksesi.

Ndaj, për të parë se çfarë ndodhi realisht në Venezuelë duhet të presim. Deri tani, pushtetin e kanë pasuesit e Maduros. Opozitarët nuk arrijnë të kthehen në vendin e tyre. Gazetarët që raportojnë ndryshe nga vullneti i pasuesve të Maduros përfundojnë në qeli.

Next Post
110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

January 9, 2026
Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

January 9, 2026
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

January 9, 2026
Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për Berishën

Ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

January 9, 2026
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

January 9, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Vrasja në Minneapolis, JD Vance sulmon viktimën: Imunitet i plotë për agjentin e ICE

January 9, 2026
VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Moti i keq në Shkodër/ Bie niveli në lumenj, prezencë uji në Obot. Bora mbulon Bogë-Theth

January 9, 2026
ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

January 9, 2026
Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In