• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbreti i Jordanisë: Erdogan çon terroristë në Europë… pyesni Nishanin

by Java News
25/03/2016 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbreti i Jordanisë akuzon Turqinë se ka eksportuar terroristë në Evropë. Mbreti Abdullah deklaroi se kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident, ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.

“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”,- është shprehur ai.

I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.

Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin Amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje, ai ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë.

Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij, Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrinë e Somalisë.

Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.

Kjo është mbështetur dhe nga ministri i tij i Jashtëm, Nasser Judeh.

Judeh tha se kur Rusia nisi fushatën e bombardimeve në Siri parandaloi Turqinë që të krijonte një zonë të sigurt në veri të Sirisë për të ndaluar refugjatët që të hynin në territorin e saj. Pas kësaj, Turqia vërshoi refugjatët drejt Evropës.

Ministri i Jashtëm kundërshtoi dhe marrëveshjen e BE-së me Turqinë, e cila ka vetëm dy milionë refugjatë sirianë, ndërsa në proporcion me popullsinë Jordani ka një numër më të madh.

Jordania dhe Turqia janë zyrtarisht aleatë. Kryeministri turk, Ahmed Davuoglu anuloi vizitën në Jordani pas një sulmi me bomba ku u vranë 34 persona në Ankara.

Qeveria turke akoma nuk ka komentuar zyrtarisht deklaratën e Abdullah, por një zyrtar i saj ka akuzuar mbretin e Jordanisë se po bëhet “zëdhënës i Bashar al-Assad”.

Nuk dihet arsyet dhe qëllimi i deklaratës së Mbretit të Jordanisë, i cili në maj të vitit 2015, Abdullah zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndërsa në nëntor ishte në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për sulmet në Bruksel në një intervistë për Mustafa Nanon tha se “myslimanët shqiptarë janë një aset i madh, i vyer i Evropës” dhe më tej shtoi se “fatmirësisht kemi sot shumë më tepër aleatë se ç’kemi pasur pak kohë më parë lidhur me këtë fakt”.

“Mbreti i Jordanisë, mik i madh dhe këtë e them vërtet, i shqiptarëve, është një person që bën avokatinë e shqiptarëve kudo, në një takim të fundit që patëm, tha një shprehje shumë të bukur: Shqiptarët janë myslimanët tuaj dhe këtë ja tha disa përfaqësuesve të BE-së. Shqiptarët janë myslimanët tuaj, bëni më të mirën për ta sepse nuk i duhen vetëm Evropës, por i duhen gjithë botës për të treguar se në fakt problem nuk janë myslimanët, problem janë elementët radikalë brenda bashkësisë myslimane”, tha Rama. (panorama)

Next Post

Degradon në grushta e sherr masiv ndeshja mes Francezëve dhe Angelzëve (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In