Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka thënë se është i përkushtuar në zhdukjen e grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) dhe organizatave terroriste.
Ai e ka quajtur Iranin lider të terrorizmit global.Salman i ka bërë këto komente në tubimin e liderëve të më shumë se 50 vendeve me shumicë myslimane, të cilët po marrin pjesë në Samitin Amerikan-Islamiko-Arab në Riad, transmeton Express.
“Të gjithë ne, popujt dhe shtetet, e refuzojmë çdo gjuhë dhe në çdo formë dëmtimin e marrëdhënieve të vendeve myslimane me vendet mike dhe profilizimin e vendeve në bazë të bazave fetare apo sektare,” ka thënë Salman.
Por, ai ka shtuar: “Irani është udhëheqës i terrorizmit global.”Liderët e vendeve arabe dhe atyre me shumicë myslimane janë tubuar për ta dëgjuar fjalimin e presidentin amerikan, Donald Truimp, në Arabi Saudite.
Trump është duke e mbajtur fjalimin në këto momente, përgatiti ”Express”. (b.an)