• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

by A R
31/10/2025 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.

Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, subjektivitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq vazhdojnë të jenë nën sanksione për shkak të veprimeve të tilla. Sanksionet kanë qëllimin e tyre. Shpresojmë që Dodik dhe Cvijanoviq do të ndryshojnë kursin e tyre të deritanishëm dhe do të tregojnë përkushtim thelbësor ndaj respektimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në përgjigjen për REL-in.

Më 11 prill 2022, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit për shkak të, siç u tha, përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sanksionet, që përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, ishin të parat në kuadër të regjimit britanik të sanksioneve për Bosnjë dhe Hercegovinën, u tha atëbotë nga Qeveria britanike, ku u theksua se ato “nuk janë sanksione kundër Republikës Sërpska dhe as kundër qytetarëve të saj”.

Sanksionet britanike nënkuptojnë se Dodik dhe Cvijanoviq nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të përdorin apo të kenë qasje në ndonjë pasuri që mund të zotërojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Siç thuhet në vendimin e autoriteteve britanike, “të inkurajuar nga përpjekjet ruse për të minuar sistemin ndërkombëtar”, Dodik dhe Cvijanoviq kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të pushtetit për të shtyrë përpara një shkëputje de facto të Republikës Sërpska – njërës prej dy njësive përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës – gjë që është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.

“Millorad Dodik ka ndërmarrë veprime për ta shkëputur Republikën Sërpska nga institucionet kyç shtetërore, duke përdorur retorikë përçarëse, të rrezikshme dhe nacionaliste, duke cenuar paqen e brendshme dhe rajonale dhe duke nxitur urrejtje etnike e mohimin e gjenocidit”.

“Ndërkaq, në tetor të vitit 2021, Zhelka Cvijanoviq e ka përdorur postin e saj për të paraqitur në Republikën Sërpska projektligje që synonin të transferonin kompetencat shtetërore në nivelin e entitetit. Cvijanoviq ka lavdëruar publikisht kriminelë lufte dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në dokumentin e Qeverisë britanike.

Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviq presidente e Republikës Sërpska.

Next Post
Të dënuarit nga Italia u fshehën në kamion për të kaluar kufirin, arrestohen dy prej tyre dhe shoferi i mjetit

Të dënuarit nga Italia u fshehën në kamion për të kaluar kufirin, arrestohen dy prej tyre dhe shoferi i mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Botë e çuditshme, habiten pasagjerët/ Ndërron jetë e moshuara pak para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In