Buckingham Palace njofton se mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, është ende e ftohur dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në meshën e Vitit të Ri.
“Mbretëresha nuk ndihet e gatshme për të shkuar në kishë, meqë ende është duke e marrë veten nga një ftohje e madhe,” ka thënë Buckingham Palace, transmeton Express.
Mbretëresha nuk mori pjesë as në meshën për Krishtlindje, javën e kaluar. (b.an)