Kjo e martë, rezervon një mbrëmje emocionuese në Champions League, aty ku në fushë do të zbresin disa nga skuadrat e mëdha europiane.
Padyshim spikat sfida mes Real Madrid dhe Milan, dy ekipet më të titulluara në këtë kompeticion. Spanjollët vijnë si favoritë absolutë, por italianët synojnë të bëjnë surprizën.
Spektakli është i garantuar edhe në Liverpool-Leverkusen, dy skuadra që njihen për lojën spektakolare dhe të hapur.
Në ndeshjet e tjera, Juventus luan në transfertë ndaj francezëve të Lille. Manchester City sfidon në transfertë trajnerin e ardhshëm të Manchester United, Ruben Amorim, i cili është në drejtimin e Sporting Lisbona.