Në ditëlindjen e 150 të shkrimtarit të madh të letrave shqipe At Gjergj Fishta, vargjet e tij u interpretuan mjeshtërisht në hollin e Teatrit “Migjeni”.
Në skenë ishin Roza Anagnosti Nder i Kombit, Rita Gjeka Mjeshtre e Madhe dhe Jozef Shiroka aktor i Teatrit Migjeni. Aktorja Rita Gjeka njëkohësisht dhe drejtore e teatrit tha se Fishta u shfaq me gjenerator pasi ishin pa drita e prandaj ky aktivitet u quajt ‘Si sot” për të dëshmuar aktualitetin e vargjeve te Fishtës.
Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti bëri apel që të shfaqen në teatro veprat e kolosëve shqiptarë pasi ato janë identiteti ynë kombëtar.
Aktori Jozef Shiroka tha se ndjesitë kur interpreton At Gjergj Fishtën janë të brendshme.
Publiku duartrokiti këto vepra të cilat mbeten themel i letërsisë shqipe.
/a.r










