Një 25-vjeçar u arrestua nga policia e Kavajës pasi u zbulua se kishte bërë gjithçka gati për të kultivuar lëndë narkotike. Daniel Çengeli me banim në Kavajë, u vu në pranga në flagrancë nga efektivët e policisë gjatë ditës së djeshme.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për gjetjen e farërave narkotike, farishteve apo fidanëve në kubik, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti 6 gota plastike ku kishte kultivuar bimë narkotike.
Fidanët e dyshuar me bimë narkotike Cannabis Sativa, varionin nga 2 deri ne 4 centimetra, dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Kavajës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.