• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet sot Sinodi i Shenjtë, zgjidhet Kryepeshkopin e ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

by S T
16/03/2025 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të ketë kryepeshkopin e ri.

Sinodi i Shenjtë do të mblidhet sot, që korrespondon me të dielën e dytë të Kreshmës për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin.

Sinodi i Shenjtë i Kishës do të mblidhet pas Liturgjisë Hyjnore, ku besimtarët do të luten që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur. Pasi sinodi të zgjedhë, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku siç mësohet do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë.

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në katedralen ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

5 nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë shqiptarë. Në Mitropolinë e Korçës, Hirësia e tij Joani; në Mitropolinë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti; në Mitropolinë e Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla; në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësia e tij Andoni dhe episkopi i Krujës, Hirësia e tij Anastasi.

Anëtarët e tjerë të Sinodit janë mitropolitët e Amantias dhe Gjirokastrës, Nathanaili dhe Dhimitri, që janë shtetas grekë, por që nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

7 anëtarët e Sinodit do të votojnë të dielën për njërin prej mitropolitëve shqiptarë, ku emri më i përfolur është ai i kryepriftit më të vjetër, Hirësi Joanit të Korçës, i cili menjëherë pas vdekjes së ish kryepeshkopit Anastas u zgjodh përkohësisht në krye të Kishës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.

Next Post
Vepër madhështore që shkurton 6 orë rrugë, Rama ndan mendimet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit: Na e mori shpirtin!

Vepër madhështore që shkurton 6 orë rrugë, Rama ndan mendimet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit: Na e mori shpirtin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In