Ngjarjet e javëve të fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë dhe deri te treni ilegal serb me mbishkrimin provokativ ‘Kosova është Serbi’ kanë qenë pjesë e diskutimit mes shumicës dhe opozitës sot në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade u shpreh se po ndjekim me shumë shqetësim atë që po ndodh në Kosovë.
“Po shohim me shumë vëmendje ngjarjet e fundit, nga arrestimi i Haradinajt te ngjarjet në kufirin kosovar. Do të zhvillojmë një seancë të posaçme për këtë qëllim, do ftojmë ambasadorin shqiptar në Kosovë. Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese, të dëmshne për stabilitetin në rajon” deklaroi Dade.