Nën drejtimin e kryetarit Gent Ibrahimi është mbledhur ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli po diskuton për rekrutimin e stafit dhe emërimin e 6 magjistratëve prokurorë, të cilët pasi kanë përfunduar praktikën janë pa punë.
Gjithashtu në rendin e ditës është edhe cështja e zyrave të reja, pasi aktualisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë i zhvillon mbledhjet në ish-ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë./a.meta