• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendimet e rëndësishme që u morën

by S T
03/04/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, por edhe për rijetëzimin e Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”.

Mes vendimeve të miratuara ishin ai për për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028; miratimi i familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-28 shkurt, 2025 si dhe për periudhën 1-31 janar, 2025.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe ai “Për dhënien e pëlqimit për autorizimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për vijimin e procedurave me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”, Tiranë.

Gjithashtu u miratua dhe projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2025”.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani tha se për të tretin vit radhazi propozohet mbështetja e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i bashkisë.

Ajo shtoi se është propozuar rritja e fondeve në buxhetin e vitit 2025 për abonentë e studentëve dhe për ato të pensionistëve. Ristani tha se është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore.

“Për muajin shkurt 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 277 familje, nga të cilat 173 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 104 familje të financuara nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Për muajin janar 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 272 familje, nga këto 169 do të trajtohen nga fondi i buxhetit vendor dhe 103 familje nga fondi i kushtëzuar i ministrisë. Familjet përfituese janë kryesisht familje me probleme ekonomike, familje me probleme sociale, me më shumë se 4 anëtarë ose 1 anëtar të vetëm, familje rome apo egjiptiane me kryefamiljar me fëmijë në ngarkim”, tha ajo.

Lidhur me rindërtimin pas tërmetit nga fondet e bashkisë, Ristani theksoi se për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës propozon mbështetjen e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

“Deri tani nga fondet e veta, Bashkia Tiranë ka akorduar për DS-të e ndryshme një vlerë 1.159.299.655 lekë për vitet 2023-2024 dhe buxhetuar në vitin 2025 184.547.577 lekë”, theksoi ajo.

Po ashtu, Ristani kujtoi se prej 1 janarit 2025 Bashkia Tiranë nisi subvencionin 100% të biletës së abonesë për pensionistët siç edhe është njoftuar, siç bën edhe prej vitesh subvencionimin e abonesë për studentët. Sipas saj, është propozuar rritja e fondeve për të dyja llojet e aboneve në buxhetin 2025.

“Po ashtu është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore. Kjo është një mbështetje e rëndësishme për integrimin e viktimave të dhunës për sa i përket jo vetëm aspektit social ekonomik, por edhe fuqizimit të kryefamiljareve të dhunuara. Parashikohet që përfituesit të jenë 200 gra dhe vajza viktima të dhunës që do të përfitojnë çdo 3 muaj një paketë ushqimore me vlerë prej 3 mijë lekësh”, shtoi ajo.

Një tjetër projekt, sipas saj është riintegrimi dhe mbështetje për familjet vulnerabël, një qasje e qëndrueshme. “Një projekt që synon të përmirësojë dhe riintegrojë familjet vulnerabël duke adresuar shkaqet e situatës së tyre. Prioritet do t’u jepet personave që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe që janë evidentuar si persona në situatë rruge”, tha ajo gjatë prezantimit të projektvendimeve.

Next Post
Arsyet dhe pasojat e gërricjes së Sali Berishës me Benent Becin

Arsyet dhe pasojat e gërricjes së Sali Berishës me Benent Becin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

Trajtoi të miturit e shoqëruar pas protestës, Berisha kërcënon psikologen e policisë: Do të gjejmë dhe e zeza ti!

February 16, 2026
Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

Aksioni i SPAK për Call-Centerat mashtrues në Tiranë, arrestohet një shtetas italian në portin e Durrësit (EMRI)

February 16, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Implikimet e një vendimi 4 = 4 i Gjykatës Kushtetuese

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In