• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mblidhet Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar, kreditë me probleme u pakësuan me 15 miliardë lekë

by Java News
10/04/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 9 prill 2019, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSh), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Programi i mbledhjes përfshinte vlerësimet më të fundit të autoriteteve financiare të pranishme, mbi zhvillimet në institucionet dhe tregjet që mbikëqyrin. Në prezantimin e Bankës së Shqipërisë, me fokus te vlerësimi i gjendjes financiare të sektorit bankar, u theksua se gjatë 2018-ës zhvillimet ishin përgjithësisht pozitive.

Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku vëllimet e transaksioneve mbetën të qëndrueshme dhe normat e interesit mbetën në nivele të ulëta. Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua, pavarësisht efektit statistikor pakësues që dha mbiçmimi i kursit të këmbimit të lekut. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë, ishte i kontrolluar.

Kreditë me probleme u pakësuan me gati 15 miliardë lekë, duke bërë që raporti i kredive me probleme të bjerë në nivelin 11.1%. Në rënien e këtij treguesi është forcuar ndikimi që vjen nga shlyerjet, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e qëndrueshmërisë së prirjes rënëse të kredive me probleme.

Treguesit e rreziqeve të tregut nuk shfaqën ndryshime gjatë vitit, por mbetet i nevojshëm vlerësimi i kujdesshëm i ndikimit të tërthortë të kursit të këmbimit dhe të normave të interesit. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet, vlerësohet e fortë në kushtet kur gjendja e likuiditetit është mjaft e mirë dhe kur veprimtaria bankare paraqitet fitimprurëse dhe e mirëkapitalizuar.

Në prezantim u evidentuan edhe ndryshimet strukturore që kanë ndodhur në sektorin bankar deri në tremujorin e parë të 2019-ës, të cilat janë shoqëruar me rritjen e kapitalit vendas në bankat e sektorit. Krahas konsolidimit të sektorit bankar, ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e kreditimit. Të pranishmit u njohën gjithashtu me nismat e përmirësimeve të ndryshme ligjore dhe rregullative, në fushat e mbikëqyrjes mikro e makroprudenciale, dhe të sistemeve të pagesave.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për sistemet e pagesave, pritet të zgjerojnë mundësitë që avancimet teknologjike të përmirësojnë aksesin e publikut në shërbimet financiare me kosto më të ulët dhe me shpejtësi më të madhe. Kjo do të ofrojë përfitime konkrete për grupe të caktuara të interesit dhe transaksione të rëndësishme për ekonominë e vendit, ku përfshihen edhe dërgesat e emigrantëve. Në shkallë më të gjerë, këto ndryshime pritet të kontribuojnë ndjeshëm në drejtim të formalizimit të ekonomisë dhe të rritjes së ndërmjetësimit financiar.

Më tej, anëtarët e GKSF-së diskutuan mbi nevojën për identifikimin e veprimevë që synojnë rritjen graduale të përdorimit të monedhës vendase në sektorin real të ekonomisë. Diskutimi evidentoi rëndësinë që ky hap paraqet për suksesin e objektivit mbi rritjen e përgjithshme të përdorimit të lekut në sistemin financiar dhe ekonominë shqiptare.

Në zbatim të Strategjisë përkatëse ndërinstitucionale1, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u angazhuan ta trajtojnë me përparësi këtë çështje.

Përfaqësuesit e AMF-së i njohën të pranishmit me zhvillimet në tregjet financiare që mbikëqyr ky institucion. Në prezantim u evidentuan zhvillimet në fondet private vullnetare të pensionit, fondet e investimeve dhe tregu me pakicë i letrave me vlerë. Tek ky i fundit, mbizotërojnë transaksionet mes individëve dhe preferenca për titujt afatshkurtër të borxhit të qeverisë. Në vijim, u theksuan përpjekjet që po bën Bursa për të nisur tregtimin e titujve privatë të borxhit dhe të kapitalit, veçanërisht pas krijimit të infrastrukturës bazë për klerimin dhe shlyerjen e tyre. Për tregun e sigurimeve, përfaqësuesit e AMF-së evidentuan rritjen e primeve të paguara bruto gjatë 2018, po edhe rritjen më të shpejtë të dëmeve të paguara. Struktura e tregut mbizotërohet nga sigurimi i detyrueshëm motorik, i cili gjeneron edhe pjesën më të madhe të primeve të shkruara buto. Në kuadër të përafrimit me standardet evropiane dhe për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve në tregjet e brendshme, të pranishmit u informuan mbi elementët kryesorë dhe stadin e disa projektligjeve të përgatitura nga AMF për veprimtaritë e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe tregjeve të kapitalit.

Pas diskutimit të çështjeve të mësipërme, drejtuesit e institucioneve vlerësuan pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar, në tregjet financiare dhe në kuadrin rregullativ përkatës, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Ata theksuan rëndësinë e monitorimit të zhvillimeve financiare dhe të përshpejtimit të procesit për miratimin e projektligjeve të përgatitura, për të trajtuar problemet përkatëse dhe për të siguruar përafrimin me standardet më të mira në fushat respektive.

Me mbylljen e diskutimeve në mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse miratuan këtë njoftim për shtyp dhe autorizuan publikimin e tij. /a.meta

Next Post
Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Kroacia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In