Pas Llogarasë, Velipojës, Dibrës tashmë është radha e Lezhës për të mbajtur mbledhjen e qeverisë.
Më datat 12 dhe 13 Janar kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në qytetin e Lezhës.
Ende nuk ka një axhendë të qartë në lidhje me këtë mbledhje, por ajo do jetë e para për këtë vit të ri.
Paraprakisht mësohet se do të ketë diskutime për problemet e zonës, por edhe takime me banorët./a.m.