• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e qeverive/ Rama: Kapitull i ri për rajonin; Haradinaj: Forca jonë bashkimi

by A R
27/11/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në qytetin e Korçës mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e mbajtur kryeministri Edi Rama deklaroi se po vihen në zbatim një sërë marrëveshjesh të përbashkëta. Ai theksoi se po punohet për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare. Rama theksoi se së shpejti do të ngrihet në Portin e Durrësit një zyrë operacionale e Kosovës për lehtësimin e pocedurave për shkëmbimet tregtare. Gjithsesi ai theksoi se mbetet ende shumë për të bërë.

“Dy qevritë ritakohen pas më shumë se një viti ndaj është më se e natyrshme për një bilanc që të na mundësojë jo vetëm një reflektim se cfarë është arritur, por edhe një pamje për hapat e pritshëm. Analizë e përgjithshme. Rezultatet janë konkrete, janë të prekshme dhe shpresdhënëse. Kemi strukturuar mënyrën e punës, kemi ngritur sekretariatin e përbashkët për punën ndër ministrore në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Heqje të barrierave tarifore, po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore. Ministritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë grupet e përbashkëta të punës dhe zhvillojnë konsultime në mënyrë sistematike. Janë në zbatim disa marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare. Është mundësuar shkëmbimi elektronik i dokumentacionit për shkëmbimin e mallrave tranzit, duke lehtësuar ndjeshëm gjithë procedurën e tranzitit. Po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore mes dy vendeve. Kemi ende punë për të bërë që ta ulim shumë më tepër kohën që qytetarët humbin për të kaluar në kufi. Do vijojmë punën për zyrën operacionale të Kosovës në Portin e Durrësit. MPJ të vendeve tona janë në bashkëveprim në funksion të konkretizimit të projektit. Hapja e kësaj zyre do lehtësojë shkëmbimet edhe me vendet e tjera. Në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, 2.7% volumi tregtar. Do të heqim barrierat doganore mes dy vendeve, por edhe me vendet e rajonit me gjerë. Le të punojmë që ky takim të çelë një tjetër kapitull jo vetëm në politikën rajonale, por edhe të integrimit në BE. Është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim se cfarë do të shkruajmë dhe atë ta bëjmë realitet.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve nga 30, janë ngjitur në 165 milionë euro, por sigurisht është një shifër modeste krahasuar me ambiciet dhe mundësitë tona”, tha Rama.

Ndëkorhë, kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj theksoi në fjalën e ij se Shqipëria duhët t’i qëndorjë në krah Kosovës për të ndihmuar në njohjen ndërkombëtare dhe në anëtarësimin në organizata. Ai theksoi se arritjet mes vendeve që pritet të finalizohen me unifikimin e doganave nuk mjaftojnë.

“Axhenda evropiane e Kosovës tani është program qeverisës. Njëkohësisht axhendë e vlefshme për ne është anëtarësimi në NATO, besojmë se jemi në drejtimin e duhur. Ne i kemi kushtuar rëndësi forcimit të ligjit. Kemi përkrah këshillin gjyqësor, prokurorial e mund të themi se në Kosovës flasin parametrat. Në planin rajonal, jemi të interesuar të rregullojmë marrëdhëniet me gjithë fqinjtë. Në planin ndërkombëtar Kosova është në vështirësi për anëtarësim në organizata, në marrjen e njohjeve, dhe këtu dua të theksoj se edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën për forcimin e pavarësisë sonë. Forcimi i Kosovës, dhe forcimi ynë arrihet më mirë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndaj puna e mirë që kekmi bërë, dhe nënshkrimi i 12 marrëveshjeve e protokolleve, dhe puna që do cojë në unifikimin e doganave na bën të krenohemi por nuk mjafton”, deklaroi Haradinaj.

***

“Nis sesioni plenar i Mbledhjes së dy Qeverive, në Shtëpinë e Flamurit në Korçë”, shkruan kryeminsitri Rama ndërkohë në llogarinë e tij në Facebook jepet LIVE mbledhja.

/a.m.

Next Post
Trupa pedagogjike prezanton sot anëtarët për KLGJ dhe KLP

KUVENDI/ Rishikimi i buxhetit, ministritë dhe institucionet që morën fonde shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In