• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Thethi shpallet Zonë e Mbrojtur

by A R
08/12/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç u prezantua në fillim të mandatit nga kryeministri, qeveria do të mblidhet të paktën 1 herë në muaj në secilin qark të vendit. Këtë muaj mbledhja e radhës mbahet në Shkodër. Kryeminsitri Rama prezantoi pas mbeldhjes disa prej vendimeve të marra.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës historike të Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë mbrojtur. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur. Po ashtu miratohet dhe mentaleti me Bashkinë Shkodër, për të vazhduar bashkëpunimi dypalësh.

Një tjetër vendim është miratimi për bursat e nxënëse te shkollës Peter Maringer, janë 84 bursa që qeveria do ua akordoj atyre që janë ekselente dhe atyre që vijnë nga familje në nevojë. Bëhet në kuadër të vazhdimit të arsimit profesional.

Kemi marrë një sërë vendimesh të tjera që do të publikohen në faqen e qeverisë që nuk kanë të bëjnë me këtë zonë. Nesër do të bëjmë dhe planin  turisitik dhe të zhvillimit të qëndrueshme të Alpeve”, tha Rama.

Fjala e plotë e Ramës:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Sot kemi nisur aktivitetin e përmuajshëm të qeverisë në qarkun e Shkodrës për muajin dhjetor dhe sapo kemi përfunduar mbledhjen e qeverisë, e cila i hap rrugë një numri projektesh të rëndësishme që synojnë transformimin e mëtejshëm të qytetit si një kryeqendër turistike, por dhe të gjithë qarkut të Shkodrës.

Kemi aprovuar një dokument drejtimesh për ndërhyrjet prioritare në Shkodrën turistike, që është një orientim i zhvillimit të integruar, bërë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë, duke marrë në konsideratë të gjitha kërkesat dhe ato çka kemi regjistruar gjatë bashkëbisedimit me ta në muajt paraardhës, si dhe dëgjesat e kryera gjatë periudhës paszgjedhore me qytetarët në të gjithë qarkun. 

Më tutje, kemi miratuar vendimin për shpalljen e qendrës historike të Thethit dhe të zonës së mbrojtur përreth saj, një zotim i bërë në fushatë, i cili lidhet me domosdoshmërinë për të fokusuar më shumë burime financiare për të gjithë atë zonë të mrekullueshme, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit. Bashkëlidhur me këtë vendim është miratuar dhe rregullorja për mbrojtjen, konservimin dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të qendrës dhe të gjithë asaj zone që vihet në mbrojtje. Po ashtu, në rregulloren e miratuar përcaktohet edhe modaliteti i bashkëpunimit me bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin sa më të mirë të vlerave turistike, historike dhe kulturore të zonës së Thethit.

Një tjetër vendim me rëndësi është ai për miratimin e bursave për nxënësit të Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” këtu në Shkodër, e cila është një shkollë me një reputacion të njohur pozitiv dhe në total, janë 84 bursa që qeveria do t’i akordojë nxënësve të dalluar dhe atyre që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

Mbështetja e kësaj kategorie është në përputhje me programin e qeverisë për nxitjen e arsimit profesional, si një katalizator i rëndësishëm për rritjen e punësimit dhe patjetër edhe reduktimin e mëtejshëm të varfërisë.

Paketa e miratuar do të sjellë një rritje të ndjeshme të investimeve në infrastrukturën publike, kulturore dhe sociale të qytetit të Shkodrës, siç ka nisur me programin e Rilindjes Urbane, kur u ndërhy në një sërë pikash strategjike për këtë qytet, nga teatri Migjeni, tek ky muze i fotografisë “Marubi” ku jemi sot këtu, tek stadiumi “Loro Boriçi” e me radhë në zonat që shkojnë edhe përtej bashkisë së Shkodrës, përfshirë Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë-Arrzin apo bashkinë e Vaut të Dejës.

Kemi marrë dhe një sërë vendimesh të tjera që janë vendime që do të publikohen edhe në faqen e qeverisë, por që nuk kanë të bëjnë me këtë zonë dhe nesër do të bëjmë prezantimin publik, jo vetëm të Shkodrës turistike, pra të programit të zhvillimit, por edhe të programit të zhvillimit të qëndrueshëm të Alpeve. Është një program, i cili është ndërtuar me ekspertizë vendase dhe të huaj dhe që do të përbëjë një platformë shumë të rëndësishme për investimet dhe nxitjen e fortë që ne duam t’i japim zhvillimit të turizmit, ekonomisë dhe të punësimit në të gjithë zonën, duke i konsideruar edhe Alpet si një nga pikat kyçe të zhvillimit për të arritur objektivat e katër vjeçarit.

Qëndrimi i qeverisë në Shkodër do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së nesërme me një numër të madh aktivitetesh të të gjithë ministrave që do shkojnë në territore të ndryshme, që do të marrin kontakte me administratën qendrore këtu në qark, që do të marrin kontakte me grupet e interesit dhe që do të dëgjojnë me shumë vëmendje opinionet e qytetarëve po ashtu.

Faleminderit!​

Next Post
Rrëfimi i dhjetoristit: Ideja e Pandeli Majkos dhe letra e hapur që i dërguam Adil Çarçanit

"Askush nuk do ta besonte se Shqipëria sot do vuante nga krimi e droga sot", flet themeluesi i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com