Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë një tjetër mbledhje të përbashkët për të çuar më tej marrëveshjet e arritura deri më tani.
Takimi i përbashkët i dy qeverive do të mbahet në Gjakovë më 14 Qershor, në ditën e Çlirimit të Kosovës.
Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës “Diaspora Flet”.
Axhenda e kësaj mbledhje nuk është bërë ende e ditur, por në të pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së marrëveshjeve dhe memorandumeve të miratuara në mbledhjet e mëparshme.
Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive kanë nisur të mbahen prej vitit 2014.
/s.f