Për Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeajn, debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë ‘zhurmë’. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeja tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve dem0okratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.
“Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij”, tha ai.
/a.r