Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Arsyeja e këtij takimi mëngjesin e së premtes mësohet të jetë diskutimi mbi gjyqtaren e ndjerë, Fildeze Hafizi.
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se diskutimet fokusohen në Urdhrin e Mbrojtjes ndaj gjyqtares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti pak kohë më parë.
Një tjetër çështje që Meta dhe KLD pritet te diskutojnë është edhe Liljana Rukos. Kjo e fundit u hodh nga dritarja e banesës në Fier nga burri i saj pak kohë pasi ishin kthyer nga Gjermania.
Ky është takimi i parë i Presidentit Meta me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. /b.d