• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Rama: Sot marrëdhëniet mes nesh janë më produktive se kurrë më parë

by A R
27/11/2022 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Paraditen e 27-nëntorit u mbajt e para mbledhje e përbashkët midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë.
Të teta mbledhjet e dy qeverive të zhvilluara prej 2014-ës në Shqipëri e Kosovë, kanë forcuar akoma më shumë marrëdhëniet midis dy shteteve, ku deri më tani janë nënshkruar 168 marrëveshje.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri Rama u shpreh se: “ Jemi të gjithë bashkë si asnjëherë më parë, 110 vite më tej prej atij momenti ku nga çdo cep i vilajeteve delegatët erdhën në Vlorë për shpalljen e pavarësisë. Doja të sillja sot edhe një fakt, mbase kjo ditë festive nuk duket e duhura po nuk mund të lihet pa u kujtuar historia e atyre 40 firmëtarëve të pavarësisë përshkohet nga funde tragjike. Edhe trajtimi i tyre i mëvonshëm para dhe pas rënies së komunizmit është i përcaktuar politikisht. Të marrim p.sh Dom Nikollë Kaçorrin, firmëtar i pavarësisë dhe zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Ismail Qemalit, vdiq në ekzil. Jorgji Karbunara i cili në moshë të thyer u torturua mizorisht nga mercenarë e Esad Pashë Toptanit dhe rebelët e Haxhi Qamilit e nxorën nëpër Berat dhe e rrahën për vdekje. Edhe Luigj Guraguqi, pasi u vra si tradhtar nga dora e shqiptarëve e deri te Mihtat Frashëri që edhe sot që flasim nuk është bërë akoma paqe për t’i lënë Çezarit atë që është e Çezarit dhe për t’i lënë zotit atë që është e zotit. Po e kthej këtë fletë se nga një anë u takon institucioneve tona të gjejnë një qasje të vendosjes aty ku duhet në libra dhe hapësira të përbashkëta të atyre 40 burrave, pa të cilët nuk dihet si do të ishte historia dhe bashkëjetesa jonë.”

“Duke e kthyer fletën tek e sotmja themi se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt dhe përsëri nuk besoj se janë më mirë në raport me vetveten e le t’i kthehemi me sytë e mendjes pamjes së Kosovës krahasuar me vite më parë. Unë besoj se njohja e saj përfundimtare do vijë më herët dhe se Kosova nuk do të pres kaq sa ka pritur sa për njohjen e pavarësisë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë pjesë e çdo instance të organizimit të përgjithshëm të botës ku jetojmë. Nga ana tjetër është akoma më mbresëlënëse pamja në Maqedoninë e Veriut, ku më parë shqipja shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme, ku flamuri shqiptar shihej si provokim. Nuk besoj se kishte nga ata që atëherë mendonin se 110- vjetorin e pavarësisë, do të kishte shqipen gjuhë zyrtare, pjesëmarrjen më të lartë të shqip në qeveri dhe kryetarin e Kuvendit shqiptar. Dhe aq më tepër se do të vinte dita që Mali i Zi do të kishte një kryeministër shqiptar” tha Kryeministri.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë vetëm të shkëlqyera por janë edhe produktive më shumë seç kanë qenë kurrë më parë dhe këtë e tregojnë faktet nga mbledhjet dhe nga vullneti dhe rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë” vijoi më tej Rama.

Next Post
“Po përdhunon Foltoren”/ Balla: Ka ardhur koha që Berisha të mos flasë më në Kuvend!

110-vjetori i Pavarësisë, Balla: Do të shkojmë në Hagë, t’i urojmë nga afër krerëve e UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In