• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare/ Rama: Nuk varet nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!

by
28/09/2021 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre.

Ai shtoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut.

Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

“Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare ku Shqipëria të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Sa më takon mua, e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si në rastin kur ndodh dhe rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne do bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit, është e qartë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe punën tonë e bëjmë jo sepse na imponon Brukseli, Parisi apo Evropa e Bashkuar, por sepse na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në qendër të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që është BE. Ky është fati ynë, bekimi ynë dhe do të vijojmë të shfrytëzojmë dijen e BE, eksperiencën e saj, mbështetjen e BE, përmes procesit.

Më pas, hapen nuk hapen, mbyllen nuk mbyllen konferencat dhe kapitujt kjo është çështje e BE, më saktë s’është e komisionit, por e këshillit, më saktë s’është e këshillit, por një anëtari të BE, që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng e një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Komisioni Evropian, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vet në raport me BE, në raport me vetveten dhe të ardhmen kemi shumë gjëra për të bërë e nuk duhet të humbasim durimin e shpresën, por duhet të vazhdojmë përpara”, tha Rama.

/b.h

Next Post
‘Kishte shkuar me unazë fejese në takim, por pas refuzmit zbatoi planin ‘B’/ 30-vjeçari që plagosi të dashurën i penduar: I kërkoj falje familjes

'Kishte shkuar me unazë fejese në takim, por pas refuzmit zbatoi planin ‘B’/ 30-vjeçari që plagosi të dashurën i penduar: I kërkoj falje familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In