• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbledhja e KLD, ja vendimet e zbardhura

by Lorenc Vangjeli
15/01/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.01.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me përfshirjen në rendin e ditës së kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, për shtimin me 6 gjyqtarë në organikën e Gjykatës së Apelit Administrativ, kërkesë e cila u miratua nga KLD.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimin për disa shtesa dhe ndryshime të vendimit nr. 227/2, Për funksionet drejtuese në gjykata”. Pas miratimit të ndryshimeve, Këshilli zgjodhi z. Astrit Haxhialushi dhe znj. Albana Shtylla si anëtarë të komisionit për vlerësimin paraprak të kanditaturave për funksionet drejtues në gjykata.

Në vijim të rendit të ditës, Këshilli miratoi programet e përgatitura nga Kryeinspektori i KLD, “Për vlerësimin profesional dhe etik të gjyqtarëve dhe të inspektorëve që duhet të vlerësohen përgjatë vitit 2016” dhe “Mbi përcaktimin e kryetarëve të gjykatave që do t’i nënshtrohen vlerësimit për dy vjet në detyrë gjatë vitit 2016”.

Mbledhja vijoi me caktimin e z. Petrit Çomo dhe z.Gerd Hoxha, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në përbërje të Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit, për vitin 2016, si dhe caktimin e z. Artan Broci si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komitetin Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet dhe kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, të z. Pashk Gjaci dhe si kryetar të Gjykatës së Parë Pukë z. Izet Kadana.
Këshilli vendosi rikthimin në vendin e mëparshëm të punës, pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër të z. Izet Salaj. Më pas Këshilli rishpalli dy vende vakante për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe një vend vakant për inspektorë pranë këtij Inspektorati.

Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për kryerjen e inspektimit të përbashkët me Inspektoratin e KLD-së, ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, S.K.

Në vijim të mbledhjes, KLD shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, z. Liradin Lila, si dhe miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë për shpalljen e vendit vakant për gjyqtar, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe një vendi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Bazuar në informacionin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në referencë të përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës, si dhe nenit 20 të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, anëtarët e Këshillit vendosën të shkarkojnë nga detyra znj. P.A, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe shpalljen e vendit vakant në këtë gjykatë.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, E.D. Në përputhje me procedurën, pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të gjyqtares, Këshilli duke pasur në konsideratë që ndaj gjyqtares E.D, ka një hetim penal, vendosi të pezullojë shqyrtimin e procedimit disiplinor, deri në momentin që ndaj gjyqtares të ketë një vendim gjyqësor.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli rrëzoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O.A.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Next Post

Foto-galeri/ Kjo modele superseksi i bën "me zemër" fansat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In