Pas Kryesisë së PS, Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së hënës një mbledhje me Grupin Parlamentar.
Shefi i selisë rozë u ka kërkuar deputetëve që të bëhen pjesë e seancave plenare përmes diskutimeve mbi projektligjet.
Mësohet se ai ka kërkuar pjesëmarrje masive edhe në Kongresin e 23 Mardit.
Rama është shprehur se jeta politike është në një normalitet parlamentar. Nga ana tjetër, mësohet se Rama ka kërkuar që deputetët të nisin konsultimet në bashkitë e vendit për të përpiluar listat me kandidatët për këshillat bashkiakë.
/a.rada










