Delegacioni i Qeverisë Shqiptare ndodhet në Malin e Zi, ku do zhvillojnë një takim mes dy vendeve, ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje.
Kryeministri i shkarkuar Dritan Abazoviç, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke pirë kafe me kryeministrin Edi Rama.
“Pijet e mirëseardhjes në vilën Gorica për miqtë tanë para ceremonisë zyrtare dhe fillimit të seancës së dy qeverive. Kemi shumë punë përpara. Pritet të nënshkruhen 11 dokumente të përbashkëta”, shkruan Abazoviç.
/s.f