• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane, Rama niset sonte drejt Romës (Agjenda)

by Os De
12/11/2025 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot, 12 nëntor, drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja apo infrastruktura. 

Ditën e enjte, 13 nëntor, Kryeministri Rama do të takohet me homologen e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare. 

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit. 

Pallati Chigi informoi më herët se takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në Villën Doria. 

Në prag të kësaj mbledhjeje, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha, që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë. 

Një marrëveshje që shihet me interes nga të dyja qeveritë është ajo që parashikon ndërtimin e linjës së re nënujore mes dy brigjeve të detit Adriatik, që do të mundësojë prodhimin dhe transferimin nga vendi ynë drejt Italisë të energjisë nga burime të rinovueshme, si era dhe dielli. Me rëndësi të veçantë është edhe marrëveshja për transferimin e emigrantëve nga Italia në qendrat e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër. 

Falë bashkëpunimit mes dy qeverive, që nga 1 korriku rreth 421 mijë shqiptarëve u janë njohur kontributet shoqërore për efekt pensioni. Kjo marrëveshje ka sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë, por edhe për mijëra italianë që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pune për efekt pensioni jashtë atdheut. 

Për Italinë, mbledhja e 13 nëntorit do të jetë e para me një qeveri të një shteti që nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. 

Next Post
VIDEO-Zjarr në një banesë në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës. Zjarrfikësit hyjnë nga ballkoni…

VIDEO-Zjarr në një banesë në lagjen 'Isa Boletini' të Vlorës. Zjarrfikësit hyjnë nga ballkoni...

Comments 1

  1. Vlora says:
    1 month ago

    Vendimet që prekin emigrantët dhe pensionistët njerëzit që mbajnë mbi supe peshën më të rëndë të jetës shqiptare do të merren në një vend ku ata vetë nuk do të shkelin kurrë. Në sallat me pasqyra e ar të Villa Pamphili-t, do të vendoset për fatet e atyre që jetojnë me qira në periferi ose numërojnë ditët deri në pension. Ironia është therëse: politika për të varfërit bëhet
    në ambiente te tilla, sikur nuk ka zyra shteti.
    Dhe pastaj thonë pse mblidhen langot në Aruba. Karshillëk të fortët me vila e makina luksi, karshillëk dhe politiqenrit me të njëjtën mnyrë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In