• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike

by Mero Baze
20/12/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur Albin Kurti, në delirin e tij, udhëtonte drejt Shqipërisë më 25 Prill 2021 me bindjen e plotë se vota e tij do të rrëzonte Edi Ramën nga pushteti, ishte më i sinqertë se sa Edi Rama që po marshon të premten më 20 Dhjetor drejt Kosovës për një mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve.

Ishte më i sinqertë, edhe si delirant që mendon se kombi i ka sytë nga ai, edhe si kundërshtar i Edi Ramës, për të cilin s’ka lënë gur pa lëvizur për ta dëmtuar politikisht.

Kurse vendimi i Edi Ramës për të bërë bashkë me Albin Kurtin një mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve në Kosovë, nuk është i sinqertë, por është një mënyrë e tij për të poshtëruar Albin Kurtin, që ia ka kërkuar si “nder” në krye të fushatës së tij elektorale.

Duke e trajtuar Albin Kurtin si një njeri në hall dhe të dorëzuar para tij, Edi Rama është përfshirë në këtë teatër me cinizëm.

Meqë Albin Kurti i ka dalë kundër në fushatë, madje ka ardhur dhe ka votuar me dorën e tij kundër Ramës, ky, me stilin e tij nënçmues, i thotë që nuk jemi njësoj, por, meqë do të dukesh që nuk je armik i Shqipërisë, po të respektojmë e po të sjellim në Kuvend.

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike.

Gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, raportet Shqipëri-Kosovë kanë qenë më të këqija se në kohën e Fadil Hoxhës me Enver Hoxhën në vitet ‘60, kur Kosovën e diktonte Rankoviçi.

Arsyet lidhen me Albin Kurtin. As Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj apo Avdullah Hoti nuk kanë qenë aq miqësorë me Edi Ramën, por nuk kanë qenë hipokritë. Kanë bërë ato mbledhjet e përbashkëta të qeverisë, kanë marrë zotime dhe natyrisht në fund s’kanë bërë asgjë, por këtë e kanë nga pafuqia e të dy palëve. Natyrisht edhe nga mungesa e vullnetit.

Por Albin Kurti i ka refuzuar ato mbledhje dhe tani, në prag të fushatës, i duhet ky teatër i dy parlamenteve për të mbuluar krizën reale me Shqipërinë.

Mbi të gjitha, Shqipëria dhe Kosova kanë dhe orientime të ndryshme gjeopolitike. Shqipëria po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së dhe është duke hapur kapitujt e anëtarësimit, ndërsa Albin Kurti e ka futur Kosovën nën sanksione të BE-së dhe ka përkeqësuar në mënyrë kritike raportet me SHBA. Më së paku, Albin Kurti ka bindur Perëndimin se është një qeveri jo miqësore me ta dhe që nuk u beson atyre.

Tani, duke mbledhur bashkë dy kuvendet, çfarë duan të thonë? Që edhe Shqipëria do të mbështesë kursin anti-perëndimor të Kosovës, apo që Albin Kurti tani do të bëhet properëndimor? Albin Kurti, Perëndim, quan vetëm diasporën e tij trushpëlarë, që jeton në Perëndim fizikisht dhe me mendje e do Kosovën si ushtare xhihadiste kundër Perëndimit. Pak a shumë si ata ushtarët e kamufluar të ISIS-it, që e duan Perëndimin vetëm për t’i lënë të lirë që ta sulmojnë.

Edi Rama nuk e ndihmon dot Albin Kurtin të pajtohet me Evropën, pasi Albini e konsideron perëndimin aleat të Vuçiçit dhe meqë Rama është në një vijë me politikën evropiane për Kosovën, natyrisht dhe atë e ka vizatuar si të tillë tek mbështetësit e tij.

Njësoj dhe me SHBA-të. Çdo këshillë e Shqipërisë që Kosova të mos i ikë aleancës me SHBA dhe BE, është sulmuar si këshillë nga Beogradi, me ligësi dhe vetëdije të plotë se kështu dëmtojnë Shqipërinë.

Kështu që unë nuk e di se çfarë mund të diskutojnë dy parlamentet në Kosovë, përveç atij teatrit patriotik me hartime të Elisës dhe Glaukut. Maksimumi mund t’i shërbejë Albin Kurtit për t’i thënë opozitës së Kosovës që “kot më shani, që jam në armiqësi me Shqipërinë, se ja ku i solla në Prishtinë”.

E di që kjo është dhe ajo pjesë që i shijon shumë Edi Ramës, duke e trajtuar atë si një njeri në hall dhe me këtë rast bën diferencën me të, që nuk përzihet në punët e brendshme politike të Kosovës edhe pse aleatët politikë i ka përballë Kurtit.

Por kot e ka.

Albin Kurtit i është dashur Shqipëria për t’u pranuar në Kosovë si politikan dhe, në momentin që mori pushtetin, i është dashur Shqipëria si armike për të treguar se ai është zot i Kosovës.

Kjo mbledhje e dy parlamenteve është një përpjekje për të përsëritur historinë, meqë po i lëkunden këmbët e karriges në pushtet. Por siç dihet, herën e dytë çdo histori përsëritet si komedi. Dhe në këtë rast, kjo komedi është në Kuvendin e Kosovës.

Next Post
“Buf, shfrytëzon punëtorët, komunist…”, plas sherri mes Qorit dhe Shehajt: Ti i ke alergji librat…

“Buf, shfrytëzon punëtorët, komunist…”, plas sherri mes Qorit dhe Shehajt: Ti i ke alergji librat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In