• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja e Asamblesë së OKB-së/ Xhaçka: Vendi ynë gëzon në arenën ndërkombëtare një imazh të respektuar!

by
25/09/2022 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë nga Nju Jorku, ku u mblodh Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, një video-mesazh. Ministrja shprehet krenare se tashmë Shqipëria gëzon në arenën ndërkombëtare një imazh serioz dhe të respektuar.

Sipas saj, Shqipëria edhe pse një vend i vogël, nuk është thjeshtë një spektator në arenën ndërkombëtare, por një kontribues me ide për çështje që shqetësojnë botën aktualisht.

Xhaçka thotë po ashtu se  në marzhet e Asamblesë u nënshkrua edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë pa viza me Kazakistanin dhe vendosëm përmes një sërë takimesh bilaterale, ura të rëndësishme komunikimi me shume vende me të cilat ka ardhur koha që të investojmë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve.

FJALA E MINISTRES OLTA XHAÇKA

“Java e nivelit të lartë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB është gjithmonë një ngjarje e veçantë, me shumë intensitet e shumë ngarkesë. Në këtë sesion të 77, kemi pasur një angazhim vërtet të paprecedentë edhe për faktin që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por jo vetëm kaq.

Ajo që mund të them me shumë krenari, por që besoj duhet të bëjë krenarë edhe qytetarët shqiptarë, është që vendi ynë gëzon tashmë në arenën ndërkombëtare një imazh serioz e të respektuar, Shqipëria është një vend zëri i të cilit sot dëgjohet dhe respektohet. Nuk jemi, siç ndodh shpesh me vendet e vogla, thjesht një spektator në arenën e madhe globale, por një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB. Qoftë në tryezat e diskutimeve, qoftë në takime bilaterale, ne kemi ndarë qëndrimin e vendosur të Shqipërisë në linjë të plotë me vendet aleate e partnere, lidhur me dhënien fund luftës në Ukrainë, dënimin e agresionit rus dhe nevojën për llogaridhënie për krimet e tmerrshme që Rusia ka kryer në atë vend, për krizën e ushqimeve që po prek dhjetëra milionë njerëz apo për nevojën për të reaguar njëzëri në mbrojtje të sistemit ndërkombëtar që garanton paqen dhe sigurinë në botë. Duke i dhënë padyshim, një vend të posaçëm mënyrës sesi këto kriza po prekin rajonin tonë dhe mënyrave sesi duhet garantuar paqja e siguria në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova, nevoja për dialog e marrëveshje e për një perspektivë të qartë integrimi, kanë zënë një vend kyç.

Nënshkruam në marzhet e Asamblesë edhe një marrëveshje për lëvizjen e lirë pa viza me Kazakistanin dhe vendosëm përmes një sërë takimesh bilaterale, ura të rëndësishme komunikimi me shume vende me të cilat ka ardhur koha që të investojmë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve.

Kemi shumë punë përpara për t’i shfrytëzuar këto mundësi e për të shfrytëzuar këtë moment shumë të mirë për diplomacinë tonë, por ajo që mund të them pa asnjë hezitim, është që 9 muaj pas marrjes së mandatit në Këshillin e Sigurimit, vendi ynë ka bërë hapa të jashtëzakonshme në politikën e jashtme që jemi të vendosur t’i përkthejmë në rezulate konkrete e të prekshme për qytetarët shqiptarë.”

/e.d

Next Post
E trishtë/ I bie bombula e oksigjenit në kokë, humb jetën dy-vjeçari në Fier

Emri/ Plagoset me thikë 41 vjeçari në Vlorë, paraqitet në spital, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In