Dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës në mbledhjen e zhvilluar në Korçë kanë firmosur 12 marrëveshje. Në total janë nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet shoqërore dhe integrimin dhe 8 memorandume për energjinë elektrike, diasporën, mjedisin, kulturën, për investimet e huaja mes AIDA KIESA, për certifikatat veterinare.
Marrëveshjet e firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovë
-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.
-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.
Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.
-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.
-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.
Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko.
-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.
-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.
-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.
Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.
-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.
ma.me