• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja me dyer të mbyllura, Berisha paralajmëron PD për 3 kërcënime

by A R
15/02/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, si rrallë ndonjëherë në karrierën e tij politike, ka shfaqur shenja frike dhe pasigurie, për fatin e familjes së tij politike dhe biologjike.

24 orë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda liroi nga të gjitha akuzat organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur dje i shqetësuar për rreziqet që mund të kanosin krerët e opozitës nga lirimi, sipas tij, i krerëve të bandave më të rrezikshme në Shqipëri.

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar demokrat, ku u dhanë udhëzimet dhe direktivat për protestën e 18 Shkurtit, ish-kryeministri ka folur për tre kërcënime serioze që mund të kanosin opozitën nga lirimi i kriminelëve nga burgu.

Burime pranë opozitës thanë për Shqiptarja.com se, sipas Berishës, impakti i parë konsiston në intimidimin dhe frikësimin e mbështetësve të Partisë Demokratike, për të mos dalë në protesta si dhe për të mos mbrojtur votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Po ashtu, Berisha ka pohuar se lirimi i krerëve të bandave është një mesazh për krerët e opozitës dhe njerëzit e tyre, sidomos për përfaqësuesit të cilët kanë denoncuar dhe goditur këto banda gjatë qeverisjes së PD.

Po gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Berisha, por edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, kanë shprehur shqetësimin se pas këtyre veprimeve fshihet plani për deformimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është angazhuar drejtpërdrejt për nxjerrjen e kriminelëve nga burgu, duke iu referuar kryesisht rastit të fundit, pra lirimit të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, por edhe një tjetër rasti pak javë më parë.

Porositë

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Partia Demokratike duhet të reagojë me forcë para kësaj situate. Ai ka deklaruar se 18 Shkurti duhet të jetë një datë historike dhe një ngjarje e madhe për shqiptarët. Sipas tij, një proteste masive në 18 Shkurt, duhet të jetë përgjigja e parë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërcënimit të bandave.

Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ish-kryeministri ka kërkuar nga deputetët për të aktivizuar dhe mobilizuar krahun e forcës në të gjitha rrethet e vendit. Ish-kryeministri, që pas largimit nga pushteti, ka përsëritur herë pas here se qeverinë mund ta rrëzojë me 5 mijë vetë. “Unë e kam thënë me kohë. Doja 5 mijë, 10 mijë vetë të nguleshim në bulevard dhe ta rrëzonim Edi Ramën. Por kjo nuk është e PD-së, kjo është e imja”, ka deklaruar Berisha.

Sinjali i dytë

Në një hark kohor prej disa javësh, miti i ish-kryeministrit Sali Berisha, është lëkundur për herë të dytë në sytë e mbështetësve të tij. Pas disa paralajmërimesh dhe kur Policia e Shtetit i trokiti në derën e banesës për ta shoqëruar forcërisht, ish-kryeministri Berisha u paraqit me urgjencë për të dëshmuar në komisionin hetimor për çështjen ‘CEZ’, ndonëse refuzoi të betohej para kryetarit Taulant Balla. Disa ditë më vonë, edhe i biri Shkëlzen Berisha, u ul për herë të parë në një karrige si dëshmitar, po para komisionit hetimor parlamentar, për privatizimin e OSSH. /b.d

Next Post
Tronditet Pogradeci, gjendet i vdekur në rrugë 37-vjeçari

Tronditet Pogradeci, gjendet i vdekur në rrugë 37-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In