• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbjellja e pemëve në liqenin e Farkës/ Veliaj: Nga landfill e kthyem në hapësirë të gjelbër

by Java News
03/02/2020 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Liqenit Artificial, qytetarët e Tiranës kanë edhe një tjetër mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët, atë tek Parku i Farkës. Katër vite më parë kjo zonë i ngjante një landfilli mbetjesh, ndërsa sot është kthyet në një destinacion turistik për qytetarët, por edhe për të apasionuarit pas sporteve.

Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkua edhe këngëtari e kantautori i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, mori pjesë në aksionin e mbjelljes së 100 pemëve të blirit në këtë park.

“E nisëm bashkë këtë mëngjes në një nga zonat më të bukura të Tiranës, si liqeni i Farkës, për disa arsye: së pari, sepse shoku ynë, Genti, super artist, një roker i vërtetë, na dëshmoi që është po aq i aftë me lopatën sa edhe me kitarën. Besoj se secili prej nesh kujton rrënjët e veta. Asnjë nuk ka lindur as në Bllok as në skenë, të gjithë kemi lindur në familje të thjeshta, me origjinë nga zona rurale, nga fshati. Patjetër që e shijojmë jetën urbane, por nuk e kemi harruar lidhjen me natyrën. Dhurata që na ka bërë Genti sot, me 100 pemë bliri në liqenin e Farkës, është një dhuratë që edhe kur të mos merremi me këtë punë, edhe kur të kemi dalë në pension, këto pemë do të mbeten këtu”, tha Veliaj.

Kantautori Eugent Bushpepa vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës që synon të shtojë “mushkëritë” e kryeqytetit. “Më bëhet qejfi që edhe unë jap kontributin tim, sado të vogël, për t’i shtuar diçka mushkërive të Tiranës”, shtoi ai.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se këtë vit do të punohet për përfundimin edhe të pjesës së mbetur të pistës dhe pedonales përgjatë liqenit, duke shtuar edhe më shumë hapësirat e aksesueshme për qytetarët.

“Më vjen mirë që në këto 4-5 vite, një liqen i cili ishte kthyer në landfill për Tiranën, është gjelbëruar, është bërë gjysma e pistës dhe këtë vit do të punojmë për gjysmën tjetër, që do të dalë edhe më e gjatë se liqeni i Tiranës. Mosha e prindërve tanë krenohej sesi mori një hapësirë të zhveshur dhe e ktheu në liqenin e Tiranës. Por, nuk ndodhi brenda natës. Ndodhi përditë nga pak. Me shokë të mirë si Eugenti ndihem më optimist që do ta bëjmë më shpejt sesa gjenerata e prindërve tanë një histori suksesi”, tha Veliaj.

Për këtë, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve jo vetëm për mirëmbajtjen e hapësirave, por edhe për të kontribuar në shtimin hapësirave.

Next Post
FOTO / Gruaja nervozohet dhe i kafshon gjuhën burrit, akuzohet se ia këputi 2 centimetra

FOTO / Gruaja nervozohet dhe i kafshon gjuhën burrit, akuzohet se ia këputi 2 centimetra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

January 25, 2026
Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

January 25, 2026
Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In