• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbipopullimi i burgjeve, Llalla apelon: Kujdes me masën “arrest me burg”

by Java News
10/04/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga trupa e prokurorëve që të zbatojnë parimin e proporcionalitetit në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë “arrest në burg”. Në përfundim të analizave vjetore, si edhe duke reflektuar shqetësimin e Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka miratuar një Qarkore, në të cilën kërkohet nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm në aplikimin e masave ekstreme të sigurisë. Po ashtu, në qarkore, Prokurori i Përgjithshëm kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtpërdrejtë.

Numri i lartë i personave në ambientet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur.

Po ashtu, referuar statistikave të vitit 2015, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se është e nevojshme rritja e numrit të hetimeve kryesisht. Në Qarkore theksohet se “.. Pavarësisht diskrecionit që ligji i njeh prokurorit, numri i rasteve të filluara kryesisht nga prokurorët është sërish i ulët”.

Nisur nga numri i ulët i referimeve të dorëzuara në Prokurori nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme kërkon rritjen e numrit të hetimeve, sidomos për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, shkruan Balkanweb.

Gjithashtu, në Qarkore, Prokuroria e Përgjithshme kërkon impenjimin e trupës së prokurorëve për të aplikuar më shpesh gjykimin e drejtpërdrejtë. Ky lloj gjykimi i posaçëm është i lidhur me situatat, ku nuk ka nevojë për hetime të tjera dhe fajësia e të pandehurit është e qartë që në aktet paraprake.

Next Post

Veliaj: Zgjidhje problemit të ujit për Yzberishtin, taksat dhe tarifat i kthejmë në investime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In