• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbillnin dhe shisnin lëndë narkotike në Tiranë/ Arrestohen babë e bir, procedohet djali tjetër

by Java News
14/06/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur duke kultivuar e më pas shitur lëndë narkotike. Pas finalizimit të operacionit të koduar ‘Processing’ u vu në pranga Zhak Musa dhe Flavjo Musa. Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë dhe djali tjetër, 16-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht në gjendje të lirë djali tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Processing”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

g.kosovari

Next Post
ONM kërkoi shkarkimin e kryetares në detyre të GJKKO, KPA lë në fuqi konfirmimin e KPK-së

ONM kërkoi shkarkimin e kryetares në detyre të GJKKO, KPA lë në fuqi konfirmimin e KPK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

January 24, 2026
E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

January 24, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

January 24, 2026
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

January 24, 2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

January 24, 2026
Çdo javë protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Foltorja 2 do t’ia dalë, e para përfundoi në rithemelim të PD-së

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

January 24, 2026
Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

January 24, 2026
Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In