• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen 3000 rrënjë fidanë në Prush, Veliaj: Periferia është fokusi i këtij mandati. Jeta ndahet në ata që bëjnë punë dhe në ata që bëjnë si bretkosat në liqen

by Java News
30/03/2024 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata e mbjelljes së pemëve vijon në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Toni Gogu, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 3000 fidnëve të rinj në Liqenin e Prushit, bashkë me tur-operatorët që operojnë në kryeqytet dhe drejtues të federatave sportive që shfrytëzojnë periferinë për aktivitete ‘outdor’. Veliaj tha se pemët që mbillen sot janë pajë për qytetin dhe fëmijët, teksa kërkoi nga komuniteti i zonës të mirëmbajë këtë investim të rëndësishëm.

“Siç kemi bërë gjithë ato transformime urbane në Tiranë, ëndrra ime është që ta mbyllim këtë punë në Bashkinë e Tiranës duke transformuar edhe pjesën rurale, me natyrën, pyjet dhe parqet. Nëse do arrijmë të tregojmë se kemi ndryshuar edhe natyrën, parqet, kemi mbjellë pemë, kemi shtuar pëllëmbët e gjelbërimit, ashtu siç kemi bërë transformimin e Tiranës, atëherë do të jetë misioni i përmbushur. Për të gjithë besimtarët kjo është edhe fundjava e Pashkës, ndaj shpresoj shumë që edhe simboli i mbjelljes së jetës dhe kujtesa e ringjalljes së Krishtit, ndoshta të bëhet me mbjelljen e një peme. Ftoj të gjithë besimtarët që, teksa thyejnë vezët, të hapin edhe tokën për të mbjellë një pemë, për të mbjellë një jetë. Për të gjithë besimtarët myslimanë do të kemi përgatitjet për faljen e Bajramit. Sheshi “Skënderbej” do të jetë në dispozicion me parkingun falas, që të sigurohemi që një vend i mirë ta tregojë çdo ditë që ka vend për të gjithë. Ama, të gjithë duhet t’i japim diçka mbrapsht këtij vendi të mirë, qoftë një fidan, një pemë, dashuri apo një përqafim”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ekonomia pyjore duhet të shikohet me syrin e një ekonomie të mirëfilltë për komunitetin e zonës. Sipas tij, të gjitha parqet zonale që janë rikuperuar falë mbjelljes së pemëve të reja, duhen mirëmbajtur dhe mbrojtur. “Në qoftë se shkollat dhe komuniteti e kuptojnë që nga këta fidanë prodhohen para dhe ato fidanë të Bashkisë së Tiranës, në pjesën e Liqenit që u dyfishuan pas rikuperimit që u bë me ndërtimet pa leje, kanë prodhuar aktivitete dhe financa pa fund nga kompani, shoqata të ndryshme, nga rrethe të ndryshme turistike dhe sportive, do doja ta shikonim ekonominë pyjore si një ekonomi të mirëfilltë për komunitetin. Ftesa është që edhe administratorja dhe gjithë komuniteti i shkollave në Vaqarr, në Pezë, në Ndroq – kur mendoj se i bëmë 4 shkolla të reja në Pezë – do ishte mëkat i madh që nga 4 shkolla supermoderne, ne të vazhdonim me një mentalitet të vjetër”, tha kryebashkiaku.

Në fund, ai tha se ata që flasin dhe nxjerrin vrer për çdo punë të bërë në qytet, vetë nuk bëjnë asgjë. “Dëgjoj kontrastin e bretkosave në liqen, edhe në fakt ky është edhe kontrasti i jetës sonë të përditshme. Jeta jonë e përditshme ndahet në ata që bëjnë punë dhe në ata që, si bretkosat ‘kuak-kuak-kuak’, japin mendim për gjithçka. Është shumë kollaj të japësh mendim, por bretkosa nuk i mbolli këto pemë, e sado që ajo kënga thotë “ec bretkose, ec”, bretkosa nuk mbjell dot pemë. Bretkosa rri në Facebook dhe komenton, rri nëpër tavolina analistësh, zgjohet vonë, nuk ka ndonjë kontribut real, por vetëm merr nëpër gojë dynjanë. Ndërkohë, njeriu që është punëtor, e menaxhon punën e tij, biznesin e tij, detyrën e tij, shërbesën e tij, por përtej asaj bën edhe diçka për komunitetin”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Janë njohur 6 javë më parë: Si nisi lidhja, këngëtarja që u bë “shkes” për Diola Dostin dhe biznesmenin

Janë njohur 6 javë më parë: Si nisi lidhja, këngëtarja që u bë “shkes” për Diola Dostin dhe biznesmenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In