• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbillen 2 mijë ullinj në Parkun e Farkës, Veliaj: Koha të punojmë më fort!

by A R
01/04/2017 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do t’u shpërndajë rreth 2 mijë rrënjë ullinj familjeve që jetojnë pranë liqenit të Farkës, të cilat së bashku me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot pasdite në aksionin e radhës për mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Farkës, ku theksoi se bashkia po mban një tjetër premtim ndaj qytetarëve.

“Po i dhurojmë komunitetit dy mijë pemë ullinj, që do të thotë se respektojmë pronën e tyre, por po u japim edhe pemët që secili prej tyre të gjelbërojë pjesën kufitare të pronës me Liqenin e Farkës. Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve”, tha Veliaj. Ai deklaroi se Parku i Farkës po merr çdo ditë e më shumë formë, për t’u kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për qytetarët.

Veliaj tha se në këto 25 vjet kemi humbur shumë kohë me përçarje dhe vlerësoi se tashmë është momenti për të punuar. “Më vjen mirë që Parku i Farkës po merr gjithmonë e më shumë jetë. Jam entuziast që edhe me aktivitetet që do të organizojmë këtu, zona fiton një tjetër status. Jemi sot në një situatë ku do na duhet të marrim disa vendime për vlerat tona si shqiptarë. Do mbjellim më shumë pemë apo do mbjellim më shumë sherre dhe përçarje? Mendoj se kemi humbur shumë kohë në këto 25 vjet duke u përçarë, duke mbjellë urrejtje, duke mbjellë sherr dhe tymnajë; ka ardhur koha të mbjellim më shumë pemë, që të punojmë më fort. Motoja e Bashkisë së Tiranës është puna sepse besoj se vetëm puna na nxjerr në dritë dhe puna na çon përpara”, tha ai.

Kryebashkiaku bëri të ditur se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të fillojë me projektin e Pyllit Orbital edhe buzë autostradave dhe unazave të Tiranës, për t’u siguruar që kryeqyteti do të ketë një kurorë të gjelbër prej 2 milionë pemësh, e cila do të shërbejë si mushkëri për kryeqytetin. “Do të shfrytëzojmë me punë edhe javët e fundit që na kanë mbetur të marsit dhe të prillit, ku mund të bëjmë mbjellje, pastaj për të rikuperuar pjesën e verës dhe vjeshtës, ku do të vazhdojmë me procesin e Pyllit Orbital”, tha Veliaj.

Në kuadër të nismave të ndërmarra nga bashkia për uljen e ndotjes, Veliaj deklaroi se do të vijojë puna për përmirësimin e transportit publik, si dhe për ndërtimin e dy unazave të reja. “Sot konstatojmë me sukses se transporti publik po funksionon shumë më mirë, megjithatë jemi të hapur për çdo vërejtje që ta korrektojmë. Jemi në fillim të konceptimit të dy unazave të reja të Tiranës: Unazës së dytë dhe unazës së katërt. Besoj se shumë shpejt do të kemi një projekt të ndërtimit të dy unazave, për t’i dhënë më shumë qarkullim transportit në Tiranë, por sigurisht duke i dhënë përparësi autobusit, biçikletës dhe këmbësorëve. Ndërkohë, muajin tjetër presim të hapim pjesërisht Bulevardin e Ri dhe sigurisht të afrojmë fundin e investimit në sheshin “Skënderbej”, i cili sot ka përfunduar të gjitha proceset nëntokësore. Do të doja të ftoja qytetarët që tani në qendër të Tiranës do të ketë mjaftueshëm parkim për rreth 2 mijë makina”, tha Veliaj.

Duke falenderuar donatorët për mbështetjen që kanë dhënë, kreu i Bashkisë Veliaj deklaroi se Tirana do të jetë një nga qytetet më të gjelbra jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon./a.m.

Next Post
“Mbetjet”, PD kërkon qëndrimin e Ramës, protestohet me kazan plehrash jashtë kuvendit

VIDEO/ Kur deputetëve u zbulohen thirrjet në telefon dhe...momentet pikante të politikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In