• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbikqyrja e islamizmit ekstrem, 90 xhami në vëzhgim në Gjermani

by A R
03/05/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Presidentit të Zyrës Federale të Mbrojtjes e Kushtetutës, Hans-Georg Maaßen, fjala është kryesisht për “xhami oborresh të pasme”. Ai paralajmëron që të mos barazohen të gjithë myslimanët me islamistët radikalë.

Nën vëzhgimin e shërbimeve të fshehta, sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës janë rreth 90 xhami radikale në Gjermani. “Ne jemi të shqetësuar, se në Gjermani ka shumë komunitete islamiste xhamish, të cilat edhe ne duhet t’i mbajmë nën vëzhgim”, tha Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Maaßen në Kanalin e Parë Televiziv gjerman ARD. “Ne po vëzhgojmë rreth 90 komunitete xhamish në Gjermani, kryesisht të gjuhës arabe”.

Nxitje për xhihad nga predikuesit e urrejtjes

Këto xhami janë “xhami-të-oborreve-të-pasme, ku imamë të vetëshpallur, emirë të vetëshpallur mbledhin rreth vetes një klientelë mbështetësish, para të cilëve mbajnë fjalimet e tyre plot urrejtje dhe ku ata nxisin për Xhihad”, shpjegoi Maaßen. Shefi i Mbrojtjes së Kushtetutës paralajmëroi edhe njëherë shprehimisht, që të mos “futen hidhen në një thes ekstremistët fetarë dhe myslimanët.”

Kërcënimi nga ushtria xhihadiste “Shteti Islamik” ishte të hënën (02.05) në qendër të një takimi të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. “Natyrisht që ne e vëzhgojmë IS-in”, tha Maaßen. “Ata që nuk vëzhgojmë ne, janë myslimanët në Gjermani”. Republika Federale ka nevojë për një “koalicion kundër ekstremizmit” dhe këtu bëjnë pjesë edhe myslimanët e moderuar.

Para së gjithash janë partitë unioniste që kërkojnë një vëzhgim më të fortë të aktiviteteve ekstremiste në xhamitë gjermane. “Shteti duhet të bëjë këtu punën e tij. Ai duhet ta kontrollojë këtë fushë”, i tha para pak kohësh shefi i Grupit Parlamentar të Partive Unioniste, Volker Kauder gazetës “Berliner Zeitung”. Në disa xhami mbahen predikime, “të cilat nuk janë në përputhje me botëkuptimin tonë për shtetin”, tha Kauder. Kryeministri i Bavarisë dhe shefi i CSU-së, Horst Seehofer e mbështeti Kauderin. “Ne duam liri fetare, që të jetë e qartë, por jo shpërdorimin e saj.”

Alternativa për Gjermaninë nuk është nën vëzhgim

Përsa i përket partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), mbrojtësit e kushtetutës, edhe pas vendimeve partiake të fundjavës kundër fesë islame, nuk shohin shkas për ta vënë nën vëzhgim partinë në tërësi. “Nuk kemi situatë të re”, i tha Maaßen agjencisë gjermane të lajmeve DPA. “Por po të ketë persona të veçantë, tek të cilët ne mendojmë se janë ekstremistë, natyrisht që ata i vendosim nën vëzhgim.”

Partia populiste e djathtë, AfD, vendosi në kongresin e partisë në fundjavë, në programin e saj bazë, fjalinë që feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë./DW/a.m.

Next Post

LAJMI FUNDIT/ Zbulohet plani i arratisjes, blindohet burgu i Fushë-Krujës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In