• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbikalimi te “Shqiponja”, hapen tenderët 40 mln euro për 3 mbikalime në Unazën e Re

by Java News
11/09/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre tenderët u hapën të martën në faqen zyrtare të prokurimeve publike APP.gov.al dhe sipas dokumenteve shoqëruese, punimet do të zgjasin për 24 muaj për ndërtimin e tre mbikalimeve me shumë nivele, ku më i madhi pritet të jetë mbikalimi te vendi i njohur si “Shqiponja”. Të tre projektet synojnë lehtësimin e trafikut në këtë segment të Unazës së Madhe si dhe shpejtësinë e daljes dhe hyrjes në Tiranë nga autostrada Tiranë-Durrës. Kjo është gjithashtu edhe një nga segmentet më të shtrenjta rrugore që ka ndërtuar ndonjëherë Shqipëria.

Tenderi i parë ka një fond limit prej 2.25 miliardë lekësh dhe ARRSH thotë se qeveria ka planifikuar kryerjen e këtij shpenzimi në planin buxhetor afatmesëm 2018-2020. Nyja e re që do të ndërtohet do të ketë tre nivele. Një nënkalim do të shtrihet në drejtimin e Rrugës Dritan Hoxha duke shmangur rrethrrotullimin për mjetet që nisen drejt daljes nga Tirana për në autostradë. Një mbikalim do të shërbejë për të lidhur rrugën “Teodor Keko” me segmentin vijues të unazës, i cili do të lidhë “Shqiponjën” me “Bulevardin e Ri” por që është ende në fazë projektimi ndërsa niveli aktual i rrugës do të shërbejë për kthesat. Në dokumentet e tenderit kjo njihet si “Loti 1”.

Loti 2 me një kosto prej rreth 1.6 miliardë lekësh ose 12.5 milionë eurosh, përfshin zgjerimin e nyjes te Ura e Lanës me dy nënkalime për të lidhur rrugët e lagjeve ekzistuese në të dyja krahët e Unazës si dhe një nënkalim tjetër më herët. Ura e Lanës në pikën ku Lana kalon poshtë Unazës së re pritet të zgjerohet në 70 metra. Loti 3 me një kosto prej afro 1.2 miliardë lekësh synon të bëjë me dy korsi lidhjen e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.

Qeveria shqiptare ka miratuar projekte të përgjithshme me vlerë qindramilionë euro për ndërtim apo përmirësim rrugësh, pasi është përballur me kritika për ngecjen e projekteve kryesore ndërtimore të viteve të fundit, të tilla si autostrada Tiranë-Elbasan, bypass i Fierit apo ai i Vlorës si dhe zvarritje të pafundme të punimeve në segmentet e nisura një dekadë më parë, të tilla si Nyja e Milotit apo segmenti Lin-Pogradec./ma.me/javanews.al

Next Post
Trajneri çek: Meritoj të ekzekutohem në publik!

Trajneri çek: Meritoj të ekzekutohem në publik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In