• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi vajzat shqiptare: Burri 100% shqiptar!

by Enver Robelli
20/01/2020 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi vajzat shqiptare në televizionin e Zvicrës dhe prindërit që gabimisht mendojnë se edhe gjeneratat e ardhshme do të mund të jetojnë të veçuara në biotopet e tyre shqiptare në Zvicër.

Nga Enver Robelli

Këtë javë televizioni publik i Zvicrës u ka ofruar hapësirë të rinjve për të folur mbi hallet e tyre, dëshirat, problemet, shqetësimet. Disa flasin për ndjekësit që kanë në Instagram, të tjerët ankohen për mobing digjital (terrorizim me postime nga të tjerët), ndonjëri flet për dashurinë e parë, të gjithë e kalojnë një pjesë të mirë të jetës në telefonin e mençur.

Në një klasë multikulturore nxënësit flasin për vështirësitë që kanë për të gjetur një firmë a institucion ku mund të nxënë një profesion. Kiliani, një zviceran, tregon se si e ka munduar dashuria e parë. Të gjitha vajzat nga Kosova në këtë klasë, ndërkaq, dëshirojnë një shqiptar kosovar për burrë, sepse, sipas tyre, fëmijët duhet të jenë «100 për qind kosovarë».

Kjo tingëllon bukur si muzikë patriotike – dhe është katastrofë. Për aq kohë sa prindërit shqiptarë në diasporë që nga djepi u thonë fëmijëve se nuk guxojnë të martohen, të kenë lidhje, partneritet me tjetërkënd përveç se me dikë «të gjakut tënd», integrimi në shoqëritë përkatëse (në këtë rast në shoqërinë zvicerane) mbetet gjysmak. Gjithsesi në integrimin e shqiptarëve në Zvicër është shënuar përparim, por shqiptarët nuk kanë arritur ende as në gjysmë të rrugës.

Dhe për këtë fajet i kanë sidomos prindërit, të cilët gabimisht mendojnë se edhe gjeneratat e ardhshme do të mund të jetojnë të veçuara në biotopet e tyre shqiptare, ku dita kalon vetëm me muhabete për Kosovën, në familje të gjitha diskutimet sillen rreth kaosit politik në Kosovë e viset shqiptare, ndërsa në çdo fund të muajit me mllef shikohet grumbulli i «Rechnungëve», faturave për qira, sigurim shëndetësor, rrymë, telefon etj. Interesimi i diasporës për Kosovën nuk duhet të shkojë deri aty që veçimi social në shoqërinë zvicerane të shndërrohet në prioritet. Më shumë se të rinjtë në kursin për integrim duhet të shkojnë prindërit.

Natyrisht nuk janë të gjithë kështu, natyrisht, siç u tha, ka shumë shembuj fantastik, por shembulli i vajzave që këtë javë dolën në televizion është po ashtu pjesë e realitetit të zymtë dhe mentalitetit regresiv.

Next Post

Në prag të takimeve në Ukrainë, Rama citon Kuranin: Mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In