• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi një super blerës dekoratash dhe deklaratash

by Mero Baze
13/09/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sulejman Rexhepi, ish udhëheqës i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut shkarkuar vite më parë, ka botuar kujtime të tij në vitin 2020, në të cilën dëshmon se si i janë ofruar për ti dhënë një dekoratë të lart ”Urdhri i Skënderbeut” nga ish presidenti Ilir Meta, kudrejt 300 mijë eurove.

Dëshmia është në detaje për shumën e lekëve, vendin ku do ti paguante etj. Ndërmjetës është bashkëpunëtori i Ilir Metës Fari Balliu, që e rëndon situatën pasi djali i tij ka qenë në atë kohë këshilltar tek presidenti i Republikës.

Pas botimit të një pjesë te librit sot në gazetën Tema dhe portale të tjera, Sulejman Rexhepi ka reaguar duke mohuar të jetë autor i atyre deklaratave, duke e lënë të paqartë nëse është apo jo autor i librit.
Meqë më përmend emrin për shpifje më duhet ta sqaroj.

Së pari zoti Rexhepi unë nuk kam asnjë interes për karrierën tënde si një udhëheqës fetar nën ish Jugosllavi e pas në Maqedoni, edhe pse je në krye të listave që shqiptarët rreshtojnë për bashkëpunëtor të UDB. Nuk më hynë në punë jeta jote.

Nëse ti ke blerë me lek, sic dëshmon, ”Urdhrin e Skënderbeut” të Republikës së Shqipërisë, unë natyrisht që jam i interesuar që kjo çështje të zbardhet nga drejtësia shqiptare pasi është fyerja më e madhe që i është bërë institucionit të Presidentit të Republikës, i cili është nën akuzë prej kohësh për shitje shtetësish dhe dekoratash. Madje për një rast të tillë ai është konfrontuar me gazetën Tema disa vite më parë, kur i dha një futbollisti afrikan shtetësi për tre ditë nën justifikimin se i duhej Klubit Tirana, dhe pas një jave ai iku në Evropë. Pra nuk u soll si president por si trafikant qeniesh njerëzore.

Rasti jot e bën më të ndjeshëm historinë.

Por ti mos u mërzit se nuk je i vetmi. “Urdhrin e Skënderbeut” e kanë poshtëruar aq shumë Buajr Nishani dhe Ilir Meta sa e kanë marrë dhe picajol të Vjenës, shefa gazhine në Shqipëri ku hanin këta, parukierë e masazhatorë të presidenti etj. Problemi është se ti e paske paguar shtrenjte ngaqë ka futur sekser Fari Balliun. Mund ta gjeje dhe më lirë.

Por të jam mirënjohës për besnikërinë e rrëfimit se më nxore mallin e fjalive të Fariut kur të thoshte mos komuniko me Metën por me atë direkt, se Metën e ndjekin amerikanët. Se ai është dhe me Berishën dhe Metën dhe me amerikanët në cdo rast.

Së dyti një sqarim lidhur me përpjekjen tënde për të përgënjeshtruar ato që ke shkruar dhe urdhërin që na jep të fshijmë shkrimin.

Ne nuk kemi bërë ndonëj shkrim tonin. Kemi botuar një shkrim tuajin. Kjo është akuzë e rënd publike dhe prevalon interesi publik. Ne nuk e fshijmë derisa SPAK ta hetoj këtë çështje dhe të arrij në përfundimin se është e vërtet ose e gënjeshtërt. Atëherë e fshijmë. Deri atëhere do kërkojmë hetim.

Nëse ke gënjyer pastaj zgjidhe vet me Metën.

Së fundmi përpjekja jote për të mbrojtur Presidentin Meta tani nuk është se i bën ndonjë nder atij. Ai ka aq shumë halle me drejtësinë, sa kjo e jotja as e rëndon as e lehtëson. Thjeshtë e lë atë maleve rezervuarve liqeneve dhe lumenjve të Shqipërisë duke folur me zë të lart me vete “malet tona më të larta, ujërat tona më të pastra”.

Është thjesht një njeri që ka marrë malet.

Por nëse krahasojmë tekstin e librit dhe tekstin e përgënjeshtrimit, njëri duket dialekt i Mokrës tjetri dialekt i Tetovës. Pra përgënjeshtrimi duket me dialektin dhe stilin e Fari Balliut, kurse libri me dialektin dhe stilin tënd.

E kuptoj që i ke vënë në pozitë të vështirë dhe ndoshta ti kanë kthyer lekët, por ne duhet të kthejmë besimin tek institucioni i presidentit. Dhe derisa të ndodh kjo përmes hetimit ti mos u mërzit. Ashtu si dikur ke blerë dekoratat tani bliju deklaratat. Biznes është dhe ky.

Next Post
Udhëzime për deputetët e PS? Mediat: Më shumë aktivitet në rrjetet sociale, shqetësim elektorati gri

Udhëzime për deputetët e PS? Mediat: Më shumë aktivitet në rrjetet sociale, shqetësim elektorati gri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In