• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi ndryshimet kushtetuese

by Denar Biba
30/07/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denar Biba 

Te drejtat jane kryesisht te individeve (personave fizike).

Ne rrethana te caktuara dhe vetem per aq sa kjo eshte e arsyeshme per mbarevajtjen e veprimtarise se tyre, disa te drejta (pjeserisht ose teresisht) iu jane njohur edhe personave juridike (thene ndryshe: subjekteve qe kane lindur nga ligji e jo nga natyra).

Te drejtat jane te njohura. Ne kuptim te teorise se te drejtes pozitive (cilesimi “pozitive” vjen nga latinishtja dhe dmth “te vendosura”; s’ka lidhje me kundrapunktin moral pozitiv/negativ), te drejtat njihen nga shteti per subjektet nen syzerenitetin e tij. Kjo teori eshte sfiduar nga teoria e te drejtes natyrore, sipas se ciles, njeriu (individi/personi) ka lindur me disa te drejta, te cilat jane te patjetersueshme dhe universale, pavaresisht races, gjinise, etnise, kombesise, gjendjes sociale, politike, etj. Numri dhe kategorite e ketyre te drejtave te cilat i kemi vetem sepse kemi lindur njerez eshte i debatueshem nga doktrina.

Ne cdo rast behet fjale per te drejta abstrakte, teorike, te cilat behet konkrete dhe praktike (te gezueshme e te mbrojtshme) vetem pasi pozitivizohen nga norma legjislative shteterore. Kryesisht ne akte kushtetuese.
“Te drejtat kushtetuese” pra jane ato te drejta qe individet dhe personat juridike (partite politike, organizata kulturore, sportive, etj., universitetet, media, njesite e pushtetit lokal, etj.) i gezojne sepse Kushtetuta i ka parashikuar per individet dhe personat juridike.

Arsyeshem, nese nje kushtetute ndryshon (amendohet apo ndryshon thelbesisht) duke hequr, shtuar apo modifikuar nje apo disa te drejta, subjketi bartes i ketyre te drejtave nuk mund te mbrohet ndaj ketyre ndryshimeve me argumentin juridik se “po me cenohen te drejtat e mia kushtetuese”.

Ky “argument” do te ishte absurd. Kur nje norme kushtetuese ndryshon, nuk mund te pretendosh ligjerisht antikushtetutshmerine e ndryshimit te saj, me arsyetimin se norma e re kushtetuese vjen ne kundershtim me te vjetren, qe nuk eshte me.

Ne raste te tilla ka vetem dy mundesi mbrojtjeje:

1. Ti referohesh moralit, duke argumentuar se norma e re eshte e pa moralshme (argument kryesisht retorik, qe synon vetedijen qytetare, po pa efekte juridike);

2. Ti referohesh normatives & praktikes nderkombetare per te drejtat e njeriut (ius cogens dhe korpusit te konventave/pakteve te institucioneve nderkombetare si OKB, KiE, OSBE, BE etj., e jurisprudences se gjykatave nderkombetare ne fushen e te drejtave te njeriut).

Sipas ketyre te fundit, te drejtat jane TE NJERIUT. Ka debat doktrinar nese te drejtat jane edhe te “kolektivave njerezore” (psh te nje etnie, grupi te margjinalizuar, grupimi qytetar, etj) apo “subjekteve juridike”, por shumica absolute e shkollareve dhe prakticieneve te te drejtave te njeriut kane kritikuar cdo ide apo qasje te ketij karakteri, duke argumentuar ne thelb se, shtrirja e te drejtave natyrore te individit edhe per personat juridike apo kolektivat njerezore eshte minim i vete konceptit te te drejtave individuale (Donelly, Dworkin, Alexy, Denninger, etj.).

Shpjegimi i mesiperm, vjen ne kuader te pretendimit (absurd) se ndryshimi i kushtetutes, duke ndaluar te drejten e partive te organizohen ne koalicione parazgjedhore eshte antikushtetues(!).

Koalicionet parazgjedhore ne fakt nuk mund te ndalohen, pervecse kur nje kushtetute e shpreh kete ndalese tekstualisht. Perndryshe, dy apo me shume parti politike s’kane asnje ndalim te deklarojne per mbeshtetesit dhe votuesit e tyre potenciale se do mbeshtesin njera-tjetren ne zgjedhje dhe se mbeshtetsit e tyre jane te lire te votojne cilindo kandidat te ketyre partive.

Keto parti deklarojne se, nese fitojne shumicen ne parlament, pas zgjedhjeve do dalin me qeveri te perbashket, madje te bejne publik edhe emrin e kryeministrit te ardhshem. Kjo madje do ishte edhe e ndershme ne syte e publikut.

Ndryshimet aktuale kushtetuese nuk i ndalojne koalicionet parazgjedhore shume-partiake; ato vetem pamundesojne daljen e cdo partie anetare te koalicionit me listen e vet te pavarur. Kjo ne menyre qe procesi zgjedhor te jete sa me i qarte, i kuptueshem dhe transparent per votuesit.

Mbeshtetesit e koalicioneve parazgjedhore me lista multi-partiake, nuk mund te pretendojne se amendamenti kushtetues eshte antikushteues. Kjo thjesht nuk ka kuptim. Nese kjo do kishte kuptim, atehere cdo ndryshim kushtetues do ishte antikushtetues, sepse afermendsh neni i ri do ishte i ndryshem me nenin e vjeter. Nese kjo idiotesi do pranohej, kjo do e bente te pamundur cdo ndryshim kushtetues dhe ligjor sot e pergjithmone.

Nga ana tjeter, mbeshtetesit e koalicioneve parazgjedhore shumepartiake (sic jane deri me sot) nuk mund te sjellin ne mbrojtje te interesave te tyre as moralin e as normativen e praktiken nderkombetare per te drejtat e njeriut. Keto ndryshime sot, s’kane asgje te pamoralshme, pasi edhe nenet qe po ndryshojen sot, kur u prezantuan ne 2008, nuk kishin ndonje baze morali. Behet fjale per norma thjesht procedurale, te cilat, nese i analizon duke abstraguar nga interesat e vogla partiake te dites, nuk cenojne kolona te shtetit apo rendit juridik.

Pa asnje dyshim qe do ishte me mire qe amendamentet te beheshin ne konsensus sa me te gjere politik e publik, por ne kete rast mesa duket kjo nuk do te ndodhe, pasi PD &co i do koalicionet parazgjedhore sic jane sot, nderkohe qe PS jo. Nuk ka asnje argument moral ne kerkesen e PD. Ajo i do koalicionet thjesht sepse permes tyre minimizon firot e votave, duke qene se perfiton nga votat e partive te vogla. Ky eshte biznes.

Nuk ka lidhje me moralin. Nuk eshte as i moralshem as i pamoralshem. Eshte interes i qarte. PS nuk i do, sepse vlereson se ndeshja duhet te jete mes subjekteve, balle per balle, dhe se votat e partive fiktive qe “buisin” para zgjedhjeve si kerpudhat pas shiut nuk perfaqesojne ndonje vlere demokratike. Per me teper, 60 e kusur parti me lista shume-emrore te hapura do e komplikojne shume procesin ne votim dhe tabulim e nxjerrje rezultati.

Pra, ne ruajtjen apo ndryshimin e ketyre procedurave, nuk ka asgje morale/amorale, kushtetuese/antikushtetuese.
Nuk ekziston ndonje e drejte natyrore apo e njohur nga ndonje pakt nderkombetar qe garanton te drejten e subjekteve politike (parti politike) te organizohen ne koalicione me lista secili ne qejf te vet. Madje nuk egziston nje e drejte natyrore e partive qe te organizohen ne ndonje lloj formati.

Keto jane thjesht konvencione, intersa te nje partie apo grupimi politik, por qe s’kane te bejne fare me te drejta kushtetuese apo te njeriut.

Kush pretendon kete permes argumentesh te tilla, vecse e ben qesharak pretendimin e tij.

Next Post
Rama duhet të qeveris me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!

ANALIZË JURIDIKE/ Sa mandate humbet Partia Demokratike nga ndryshimet kushtetuese?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sokol Sadushi: Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur!

December 10, 2025
“Ti ulu aty, ti këtu, ti më lëndove, ti je e bukur” – Mirë se vini në klasën e Donald Trumpit

Trump përballë pakënaqësisë ekonomike, “Epoka e artë” nuk ndjehet te xhepat e amerikanëve

December 10, 2025
“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët

“Europa 2030 nuk është shpresë, por destinacion”, Rama: Shqipëria nuk shihet më si cep i largët

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

December 10, 2025
Hakuar në Pakistan: Firma izraelite e përgjimit vazhdon aktivitetin pavarësisht sanksioneve amerikane

Hakuar në Pakistan: Firma izraelite e përgjimit vazhdon aktivitetin pavarësisht sanksioneve amerikane

December 10, 2025
Fermerët dhe peshkatarët bllokojnë portin e Volosit, protestat përshkallëzohen në gjithë Greqinë

Fermerët dhe peshkatarët bllokojnë portin e Volosit, protestat përshkallëzohen në gjithë Greqinë

December 10, 2025
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

“Për Shabanin na tha shoku Flamur që të firmosnim”, Korreshi: Sa jam zgjuar nga gjumi, s’i mbaj mend ca gjëra…

December 10, 2025
“Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë nëse…

“Ja agjentët e Ramës që firmosën për Shabanin”, Gjokutaj akuzon treçerekun e deputetëve të PD

December 10, 2025
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

December 10, 2025
Italia përgatitet të rihapë kampet në Shqipëri, vendimi mund të hyjë në fuqi në pranverë

Italia përgatitet të rihapë kampet në Shqipëri, vendimi mund të hyjë në fuqi në pranverë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In