• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi mallkimin e Nutellas

by Harald Martenstein
18/10/2018 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë kanë të përbashkët rrobalarëset e Neymarit, kremi i nugatit i quajtur Nutella dhe mungesa e suksesit e futbollistëve gjermanë?

Shumë më tepër se ç’mund ta merrni me mend. Përgjigjen e gjeni vetëm këtu.

Nga Harald Martenstein

Si shumica e gjermanëve edhe unë interesohem nga pak për futboll. Së fundi e pashë një reklamë me futbollistin Neymar, ajo shihet në aeroportet gjermane. Neymar ka qenë ylli i ekipit kombëtar brazilian, i cili në Kampionatin Botëror në Rusi nuk e bëri namin. Ai nuk është i njohur vetëm për cilësitë e tij të larta futbollistike, por edhe për dashurinë e tij për artin e aktrimit. Kur atij i afrohet një mbrojtës i kundërshtarit, bën vaki që Neymar pa një arsye të dukshme të hidhet përtokë dhe me minuta të tërë me fytyrë të ngërdheshur nga dhimbja të mbajë një gjymtyrë, të cilën fare nuk e ka prekur lojtari kundërshtar. Në Meksikë një shkollë e vallëzimit ka luajtur një balet me emrin Neymar, i cili mund të shikohet në rrjet. Valltaret vallëzojnë, por pas një fjalë-sinjali ato rrokullisen nëpër tokë duke dënesur.

Në reklama shkruan: «Born a legend». Neymar, mes tjerash, reklamon rrobalarëset. Që nga rinia e tij më e hershme ai është një yll që fiton mirë, unë mendoj se është jashtëzakonisht e pamundshme që ky djalosh të ketë ndezur ndonjëherë një rrobalarëse. Nëse e sheh ndonjë, ai me gjasë mendon se është një lodër me dizajn retrospektiv. Kjo është reklama më e pabesueshme që kam parë. Në vendin e dytë dhe të tretë pasojnë Heidi Klum e hollë si thupër me reklamën e saj për McDonald’s dhe mjekërbartësi i pasionuar David Beckham me shkumën e rrojës së Gillette.

Në Kampionatin Botëror gjermanët natyrisht bënë gomari të mëdha. Shumë hapësirë zuri konflikti mbi futbollistin Özil, i cili bëri reklamë për presidentin turk Erdogan dhe pastaj dha dorëheqje nga ekipi kombëtar. Unë prej vitesh kam llogaritur me këtë dorëheqje.

Qe shumë vjet Nutella bën reklamë me futbollistët gjermanë. Por, qëmoti vërehet një fenomen, i cili në «Süddeutsche Zeitung» është quajtur «mallkimi i Nutellas». Shumë lojtarë, të cilët janë shfaqur në reklamën e Nutellas, menjëherë janë zhdukur nga ekipi kombëtar i futbollit apo kanë pësuar një goditje në karrierë. Emrat e Benjamin Lauth, Andreas Hinkel, Marcell Jansen, Tim Borowski apo Tobias Weis sot i njohin vetëm fansat e vërtetë. Dikur ata konsideroheshin shpresa të mëdha për futbollin gjerman. Pastaj ata bënë reklamë për Nutellan. Mallkimi i goditi njerëzit me dhe pa prejardhje të huaj. Në mesin e viktimave të Nutellas hyjnë edhe Kevin Kuranyi, i lindur në Brazil, dhe gjermano-amerikani Jermaine Jones, i cili pas tri angazhimesh për Gjermaninë qe i shtyrë të kalojë te xhuxhi i futbollit – te SHBA. Tani radha i erdhi Özilit, pak vite më vonë. Ai qëndroi më gjatë se ç’pritej. Përse ai dha dorëheqje bash tani? Një politikane gjermane, Renate Künast, pak pas Kampionatit Botëror kërkoi ndalimin e reklamës së Nutellas: «Kartoni i kuq për Nutellan!» Ajo u arsyetua se ky prodhim përmban shumë sheqer dhe është e mundshme që reklama të josh njerëzit për konsumimin e këtij prodhimi. Kjo kërkesë u ngrit më 17 korrik në gazetën «Die Welt», vetëm pesë ditë pas këtij sulmi frontal kundër Nutellas ky krem nugati sa djallëzor aq edhe kryengritës u kundërpërgjigj dhe qëlloi viktimën e ardhshme, Özili dha dorëheqje.

Në vend të ndalimit unë mendoj se masë më e mençur do të ishte nëse reklamë për Nutellan bëjnë vetëm futbollistët në pension, për shembull Diego Maradona. Kjo do të ishte më e besueshme.

(Botuar në magazinën e gazetës DIE ZEIT, Hamburg. Përktheu: E.R.)

Next Post
FOTO / Eliona Pitarka zbulon kur ka dhënë puthjen e parë

FOTO / Eliona Pitarka zbulon kur ka dhënë puthjen e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In