• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi “linçuesit” e “Republikës së re” dhe kritikët e saj

by Mero Baze
08/05/2017 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk kam diçka kundër Lulzim Bashës, për atë që po bën. Po përpiqet të shpëtoj karrigen e tij në krye të Partisë Demokratike dhe për këtë, nuk po lë gjë pa përdorur. Një nga gjërat që po lakon më shumë për të shpëtuar nga kjo histori, është dhe “Republika e re”. Si shumë gomarllëqe që thotë, dhe kjo nuk ka pse t’i vihet re, aq më pak të merret seriozisht. E vetmja gjë që i marr seriozisht, është halli i tij, dhe i kuptoj pse i bën gjithë këto.

Ajo që është e neveritshme në këtë histori, nuk është Lulzim Basha, por rrethi i njerëzve që ai ka përzgjedhur, jo vetëm për të “ilustruar” “Republikën e re”, por dhe për të bërë gjyqin ndaj çdo zëri kritik ndaj kësaj butaforie.

Lulzim Basha po krekoset se në krah të tij është Artan Fuga, Fatos Lubonja dhe disa gazetarë të tjerë. Biles për të qenë i sigurt në suksesin e tij, i krahason këta me Tërmet Peçin, dhe i dalin më intelektualë. Deri këtu dakord.

Ajo që është e neveritshme, është se idhtarët e “Republikës së re”, të vetmen aftësi që kanë shpalosur deri tani, është t’i mbyllin gojën çdokujt brenda PD-së, që është kundër Lulzim Bashës. Këtë cilësi përshembull Tërmeti nuk e ka. Ai nuk ka dalë të rrahë ndonjërin që është kundër Edi Ramës. Artan Fuga ishte i pari që ulëriu për t’i zbuar ata jashtë PD-së, meqë nuk janë të kënaqur me këtë situatë dhe nuk harroi t’i kujtojë gjithë të zezat e pushtetit të dikurshëm të PD-së, që ua veshi të gjitha Topallit, Bregut, Selamit etj. Nën shembullin e tij e bënë këtë dhe ca pagatorë Facebooku, që njihen si “çunat e Zenit”. Kjo më kujtoi Fatos Nanon në vitin 2003, kur ishte në kulmin e dashurisë me Sali Berishën dhe i duhej në parlament të përmendte se dikur kishte vuajtur nga Sali Berisha, por për ta bërë qesharake qëndrimin ndaj së shkuarës së Berishës, tha: “Ju e dini seç kam hequr unë gjatë regjimit të dikurshëm të …(këtu psherëtiu pak, pa vërdallë, kaloi dorën poshtë hundës dhe vazhdoi) Ridvan Bodes”. Dhe në sallë plasi e qeshura.

Tani të linçosh Topallin, Selamin, Bregun, Patozin apo dikë tjetër, duke u thënë se jeni kundër “Republikës së re”, se keni qenë në pushtet dje, dhe në krye të “Republikës” së re të kesh Sali Berishën, është më e pacipë, se të kesh qenë vetë Sali Berisha. Se ai të paktën u del vetë zot krimeve të veta, kurse këta duan t’i shesin krimet e tij, tek kritikët e tij sot.

Nëse Artan Fuga beson që është njeri i lire, ai duhet t’i gëzohet lirisë së gjithkujt dhe jo vetëm lirisë që i jep ndjesia se po vret armikun e atij që adhuron. Topalli, Bregu, Selami apo dikush tjetër, nuk janë problem për Sali Bershën, biles as për Bashën, nëse duan t’i zbojnë. I vetmi problem për ta, është se ngaqë po flasin për një “Republikë të re”, nuk duan ta paraqesin atë si Republikë e linçimeve. Dhe kam frikë se Fuga më shumë u prish punë me zanatin e tij të linçuesit, se sa u bën nder.

Sa i takon Lubonjës, i cili shkon dhe më tej, kur i paragjykon si të shitur tek Edi Rama, nuk duhet parë vetëm dëshira e tij për të shërbyer në këtë rast si linçues. Ai ka muaj që jeton nën makthin e njeriut që po persekutohet, pasi shtypi ka botuar dosjen e tij, ku ka denoncuar babain në gjyq, si njeri që e ka frymëzuar kundër komunizmit dhe që i ka ofruar si model disidence Ismail Kadarenë. Kjo shpjegon gjithçka, që nga urrejtja e tij patologjike ndaj Kadaresë, e deri tek karakteri i tij i lig ndaj kujtdo që bën emër në këtë shoqëri. Përtej kësaj, unë s’kam parë shpifës më të madh se ai për këdo që i jepet rasti të flasë, duke e maskuar shpifjen me pafajësinë se “kështu kam dëgjuar”. Lubonja atë dosje e ka në gjykatë, nuk e ka në zyrën e Edi Ramës. Kushdo mund ta lexojë dhe të kuptojë, se Todi Lubonja ka qenë shumë herë më i qart se i biri, si antikomunist liberal, dhe mbi të gjitha, si njeri i shëndetshëm moralisht.

Tani nëse guxon të sulmosh Majlinda Bregun apo Topallin, se janë shit tek Edi Rama pse po kritikojnë Lulzim Bashën, atëhere i bie me të njëjtin kriter, se kur ke sulmuar babain për llogari të sigurimit, ke pas shit shpirtin tek xhelatët e sigurimit. Duke njohur Lubonjën, them në të dy rastet, se më shumë për shitje shpirti të tij, bëhet fjalë për një njeri shpirtlig, që nuk duron dot personalitetin e askujt, përveç egocentrizmit të tij dhe urren këdo që shfaqet siç është, në publik. Por të paktën në këtë rast, të mos i prishë punë “Republikës së re”, se ngaqë Luli nuk e ka elaboruar qartë si ide, njerëzit janë keqkuptuar sikur është diçka që nuk ka të bëjë as me ata që i kanë shitur shpirtin Sigurimit, as me ata që kanë idhull partinë e Berishës që të linçon, nëse del kundër. Kurseni të paktën Lulin nga kjo histori, se të kesh frikë Aranit Çelën apo Zylyftar Ramizin, ka kuptim dhe justifikohet çdo deklaratë apo bashkëpunim nën diktaturë, por ta bësh këtë për Lulin, do ta thotë ta kesh ves.

Next Post
Chelsea nuk ndalet dhe e mbyll me fitore, Konte hyn në histori

Chelsea shkatërron Midlesbrough dhe vendos dorën te titulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In