• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi librin “rreziku shqipo-shqepan për shqipen”

by Ledi Shamku
15/01/2020 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ledi Shamku

“Shqipja që u rrezikoka nga shkurtimet e adoleshentëve në celular apo se nxënësit mezi shquakan paraprapashtesat” ishte konstatim i llojit “a të qaj pesë minuta”.

Gulçi për Ligjin e Mbrojtjes së Gjuhës është shenjë e qartë se mund ta nxjerrësh dikë nga bunkeri po nuk e nxjerr dot bunkerin prej tij.

Shqipja rrezikon, po!

1.Rrezikon NUMERIKISHT! Kemi po aq nxënës jashtë vendit sa kemi brenda vendit. Dhe ata janë gjuhëhumbur nëse këtë punë e lemë veç në dorë të përpjekjeve vullnetare dashamira të emigrantëve patriotë. Jemi komb gjuhësor; quhet shqiptar veç ai që flet shqip. Mbi 500 mijë fëmijë emigrantë bij shqiptarësh po përgatiten ta humbin Shqipen.

Ligji i Bunkerit si ndihmon këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ë-ve?!

2.Rrezikon SHKENCËRISHT çintegrimin! Numërojmë nga e kaluara Bopp, Meyer, Jokl, Cimohowski, Pedersen, Hahn, Hamp, Pisani, Tagliavini, Desnickaja etj etj etj. Shqipja kishte zë, ishte shkencërisht e ndërkombëtarisht interesante për të huajt. “Studiohem pra jam!”. Gazulli, Mjeda, Çabej, Domi etj etj etj, mundën ta mbanin Shqipen para syve të Studimeve Gjuhësore Europiane: fenomenologjitë e saj studioheshin si pjesë e hartës së madhe të gjuhëve. Sot është rrasur në një cep e rri e sheh veten në pasqyrë. Si ndihmon Ligji i Bunkerit këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ç-ve!

3.Rrezikon të kuptohet si BEZDI ngaqë këto programe shkollore (madje edhe ankimet e ligjmëtonjësve) po e barazojnë dijen mbi gjuhën me dijen mbi rregullat e gjuhës dhe analizat gjuhësore. Rregulla pa Kulturë bëjnë më shumë dëm se Kultura pa rregulla. Ligji i Bunkerit si e kundërshton bezdinë e si e avit Kulturën, apo ç’nemelazëm se kemi hallin e shkurtimeve nëpër whatsappe!

4.Rrezikon TËHUAJZIMIN E DIGLOSISË duke e parë Shqipen e letrës si mjet sa për të mbaruar punë shpejt e shpejt në një komunikim formal e për ta zhveshur fill siç zbathim nga këmba një palë taka të parehatshme, mbathur sa për një qokë. Ligji i Bunkerit mendon se zgjidhet me shkop ky hall, apo prit se kemi hallin e ca deputetëve!

5.Dhe e fundit: SHQIPJA RREZIKON TË MOS KETË MË GJUHËTARËT E SAJ. Në një mjedis agresiv e të bazuar të gjithin mbi vlerat e qyrkut e të ekranit sikundër është sot mjedisi shqiptar, profesioni i brishtë e gati murgor i gjuhëtarit, që mbahet gjallë veç prej pasionit e dyshimit, ky profesion shihet si punë qyqarësh. Besojeni a jo, gjuhëtarët te ne po firojnë.

Ligji i Bunkerit si jep dorë këtu?

NJËMIJË JETË TË KISHA, NË NJËMIJË JETËT DO ISHA GJUHËTARE. Gjuhëtare, jo xhandare!

Next Post
Mbyllja e sporteleve rrezikon vendet e punës? Rama: Do jenë shërbëtorë, e jo policë trafiku…

Mbyllja e sporteleve rrezikon vendet e punës? Rama: Do jenë shërbëtorë, e jo policë trafiku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In