• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi krimin e rëndë në Basel dhe keqpërdorimin e tij

by Enver Robelli
03/04/2019 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua zvicerane me probleme psikike vret një fëmijë shqiptar. Militantë islamistë dhe njerëz të painformuar synojnë ta instrumentalizojnë rastin duke e quajtur «krim terrorist». Kur një grua shqiptare qëllon 15 herë me thikë një fëmijë 14-vjeçar zviceran – ky krim nuk i intereson pothuaj askujt ndër shqiptarë, e më së paku imamëve shqiptarë të etur për të komercializuar tragjeditë njerëzore për agjendat e tyre kuazifetare.

Nga Enver Robelli 

Vrasja e llahtarshme e një fëmije shtatëvjeçar në Basel të Zvicrës tronditi opinionin – zviceran dhe shqiptar. Ndërsa autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetimet, mediat e Zvicrës kanë njoftuar se vrasësja, një grua zvicerane 75-vjeçare, para krimit të fundit ka qenë në trajtim psikiatrik për një vepër tjetër penale. Gruaja vuan nga një problem psikik me karakteristika paranoide dhe shizoide. Sipas gazetës «NZZ am Sonntag» në Zvicër po rritet numri i personave shizofrenë, të cilët kryejnë vepra penale.

Ndërsa para 10 ditësh qytetarët zviceranë dhe ata shqiptarë po marshonin në Basel në kujtim të fëmijës së vrarë, në vendin e ngjarjes vrapoi edhe një imam i kontestuar shqiptar i njohur me emrin Ardian Elezi. Ai u pozicionua para grumbullit me lule që ishin sjellë për të nderuar viktimën dhe mbajti një «predikim», ku tha se këtë «terrorizëm» e ka shkaktuar një grua zvicerane. «Terrorizmi nuk ka nacionalizëm (sic!), nuk ka fe, nuk ka ngjyrë, nuk ka gjuhë», tha Elezi në furinë e tij të paturpshme për të shfrytëzuar një rast tragjik për hesapet e tij dhe të paraxhematit të tij. Fjalimi i tij u postua menjëherë në mediat sociale. Intenca e «predikimit» ishte se tregonte se nuk ekziston as terrorizmi islamik, ndonëse që nga viti 2001 ekzistenca e kësaj murtaje është faktuar me viktima të pafajshme në Perëndim dhe në botën myslimane, sepse shpesh harrohet se viktimat më të mëdha të terrorit të fanatikëve fetarë islamistë janë vetë myslimanët.

Si të gjithë misionarët agresivë fetarë edhe Ardian Elezi përpiqet që një tragjedi të madhe ta kapitalizojë duke mbajtur leksione kuazifetare, të cilat i stolis me citate nga Kurani dhe jeta e profetit dhe duke rrumbullakuar me porosinë se gjithçka paskësh qenë e shkruar «nga Allahu». Çfarë zoti (i myslimanëve apo të krishterëve) mund të jetë ai që po miratuaka edhe therjen e fëmijëve? Në mediat zvicerane ky imam i dyshimtë nga rrethina e Baselit është kritikuar për shkak se e ka quajtur homoseksualizmin «kancer kundër moralit». Në një predikim, pjesë të të cilit i ka bërë publike gazeta «Tages Anzeiger», ai i ka porositur besimtarët (shqiptarë) të qëndrojnë në shtëpi sidomos gjatë verës, sepse nëse dalin pranë lumit të Rajnës në Basel do të shohin gra gjysmë të zhveshura apo gra që notojnë në bikini. Këto pamje, sipas Elezit, janë një joshje djallëzore. Si për çdo person të padënuar plotfuqishëm edhe për këtë imam gjuhëmprehtë vlen parimi i pafajësisë.

Çfarë mund të thuhet është se me predikimet e tyre disa imamë shqiptarë në Zvicër janë duke i bërë dëm të madh komunitetit shqiptar. Kush u jep mandat këtyre imamëve të flasin në emër të shqiptarëve? A janë ata pjesë e ndonjë bashkësie fetare të organizuar? A janë ata pjesë të bashkësive islame në Maqedoni apo Kosovë? Apo veprojnë kokë më vete, për interesa të tyre dhe të urdhërdhënësve dhe financuesve të tyre?

Krimi në Basel ka ngjallur debate edhe përtej rretheve fetare. Kishte të tillë që therjen me thikë e krahasuan me vrasjet rituale siç i kryente milicia terroriste e «Shtetit Islamik». Në mediat sociale mund të lexohej se ky ishte krim «tipik» zviceran, pasojë e racizmit dhe ekstremizmit të djathtë në Konfederatën Helvetike. A ka qarqe raciste në Zvicër? Po. A është Zvicra vend racist? Jo. A ka parti populliste në Zvicër që nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve? Në të kaluarën këtë e ka bërë Partia Popullore e Zvicrës (SVP). Madje eksponentë të saj janë dënuar për një poster diskriminues ndaj shqiptarëve. Por si në çdo parti të madhe edhe në SVP ka zëra të ndryshëm. Ka politikanë të saj që duan të eksponohen si mbështetës të Kosovës.

Se krimi në Basel nuk ishte «tipik zviceran» tregon një shembull tjetër. Pasditen e 5 nëntorit 2016 banorët e një ndërtese në lagjen Wiedikon të Zürichut gjetën në shkallë një djalosh që po humbte shumë gjak si pasojë e një sulmi me thikë. Fëmija 14-vjeçar zviceran ishte goditur 15 herë me thikë – nga një grua shqiptare. Ajo nuk e njihte viktimën. Fëmija qe cak i rastësishëm i sulmit, siç ishte edhe fëmija shqiptar në Basel, së paku në bazë të njohurive të deritanishme. Gruaja shqiptare kishte shkuar në ndërtesën e lartpërmendur bashkë me vëllain e saj dhe kishte për qëllim të vriste vjehrrin. Meqë vjehrri nuk qëlloi në shtëpi, ajo vendosi ta sulmojë djaloshin dhe fajin për këtë t’ia lë vjehrrit.

Në fillim të shkurtit Gjykata e Qarkut e Zürichut e dënoi gruan shqiptare nga Maqedonia me 18 vjet burg. Vëllai i saj u dënua me 4 vjet e gjysmë burg. E frustruar mbi jetën e saj bashkëshortore kjo grua thuri një plan mizor për të vrarë vjehrrin dhe meqë nuk e gjeti atë në shtëpi tërbimi i saj e goditi një fëmijë, i cili fatmirësisht shpëtoi. Në mediat zvicerane rasti është trajtuar si krim pa i dhënë konotacione fetare, etnike apo terroriste. Është raportuar vetëm se një «shtetase maqedonase» ka kryer një krim të rëndë. Për këtë rast nuk është folur në opinionin shqiptar as nga imamët aq të zellshëm në komercializimin e tragjedive njerëzore për interesa të tyre meskine.

Next Post
FOTOT/ Me pranga në duar, mesazhi që kanë të rinjtë e PD-së 

FOTOT/ Me pranga në duar, mesazhi që kanë të rinjtë e PD-së 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com