• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi konspiracionin e madh “ndaj rreziqeve” për SPAK dhe drejtësinë e re

by Mero Baze
14/02/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas rezervave publike të kryeministrit Edi Rama rreth përfshirjes së SPAK dhe GJKKO në politikë me arrestimin e Veliajt, disa parti të reja politike kanë publikuar grafikët e protestave mbështetëse para SPAK, për të siguruar drejtësinë e re se ata nuk do ta lejojnë ta prekë as Rama, as Berisha.

Është pak qesharake si nismë, pasi nuk jemi para një komploti Rama-Berisha kundër SPAK, por e kundërta – jemi para debateve për standardet e njëjta që duhet të përdorë drejtësia si për Berishën, ashtu edhe për socialistët.

Dhe tani kemi tre lloje turmash që shkojnë para SPAK:

E para, është hordhia e mbështetësve të Berishës, që vrapojnë para SPAK me hunj në dorë, kërcënojnë prokurorët dhe anatemojnë drejtësinë nëse prek Berishën.

Të dytët, janë mbështetësit e Veliajt, që nuk shkojnë për SPAK, por për kryetarin e tyre. Ata duan të tregojnë se vazhdojnë ta mbështesin dhe janë pranë tij, pa u marrë me SPAK.

Të tretët, janë këta politikanët e rinj, që shpresojnë se duke dalë para SPAK si mbështetës të tij, do të tërheqin vëmendjen e votuesve dhe do ta kthejnë mbështetjen për drejtësinë në kapital elektoral.

Mirë do të ishte që aty të mos shkonte asnjë prej të treve, por të tre palët nuk shkojnë për të njëjtën arsye.

Por këta që tani shpresojnë se mbështetja popullore ndaj SPAK do të transferohet te partitë e reja që dalin para SPAK si mbështetës të tij, në fakt thjesht bëjnë të duket më e vogël mbështetja e madhe popullore që ka SPAK. Drejtësia e re dhe SPAK nuk kanë hyrë në zgjedhje dhe nuk kanë nevojë për përfaqësuesit e tyre politikë. Ata janë institucion I shtetit shqiptar dhe jo grup parlamentar.

E vërteta është se SPAK dhe drejtësia e re qëndrojnë në këmbë për shkak se kanë mbështetjen e shumicës në pushtet dhe të shoqërisë shqiptare. Shqipëria e ka reformën në drejtësi shtyllën kryesore në procesin e integrimit evropian, dhe në këtë reformë SPAK është në timon.

Beteja e SPAK me Edi Ramën për çështjen Veliaj, e cila konsiderohet si përfshirje në fushatë elektorale e SPAK, politikisht u bën nder të dyve, pasi hedh poshtë akuzat se SPAK varej nga Edi Rama, dhe tregon nga ana tjetër se SPAK duhet të mësohet të bëjë betejë edhe me ata që e mbështesin, dhe jo vetëm me ata që e shajnë nga mëngjesi në darkë, duke respektuar më shumë ata që e sulmojnë sesa ata që e mbështesin.

Konspiracioni i madh se dyshja Berisha-Rama do shkrijnë SPAK është jo vetëm qesharak, por edhe i dëmshëm për ata që e artikulojnë, për një grusht votash, pasi përpiqen të krijojnë një perceptim jo real për të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri.

E ardhmja e drejtësisë në Shqipëri, në të gjitha kohërat, varet nga sjellja pro-perëndimore e shumicës, kushdo që të jetë ajo në pushtet. Socialistët dhanë prova se ndërtuan një drejtësi kundër vetes së tyre, duke sakrifikuar pushtet për të bërë shtet. Mendoni ju që Ina Rama të arrestonte Lulzim Bashën kur ishte kryetar Bashkie në kryeqytet, çfarë mund t’i bënte Sali Berisha?

Këta prokurorë që janë sot në SPAK nuk kanë guxuar as ta marrin në pyetje Berishën apo Bashën për 21 janarin, e jo më t’i vinin pranga. Shkëlzen Berishës, me njëqind prova implikuese për Gërdecin, i çuan njëherë fjalë për një kafe me një prokuror dhe aq mjaftoi që Berisha të detyronte zëvendësprokurorin e përgjithshëm dhe disa prokurorë të largoheshin. Drejtori i Tatimeve të Tiranës gjykohej dhe dënohej për zhdukjen e Remzi Hoxhës, dhe Sali Berisha nuk e largonte as nga detyra.

Kjo është qasja e Berishës ndaj drejtësisë dhe “trimëria” e drejtësisë ndaj tij.

Sot kjo klimë nuk ekziston më, falë shumicës në pushtet që i ka hapur dyert e zyrave drejtësisë. Dhe derisa çdo shumicë në Shqipëri të ketë këtë qasje, dhe të ketë prioritet standardet evropiane për vendin, SPAK dhe institucionet e drejtësisë së re janë të garantuara.

Debate natyrisht do të ketë. Debate me drejtësinë ka edhe klasa politike në Perëndim, por nuk ka ndërhyrje në punët e drejtësisë. Nervozizëm dhe fjalosje ka patjetër. Do të na mjaftonte shembulli i Melonit me drejtësinë italiane lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për të kuptuar këtë luftë nervash.

Por reforma në drejtësi në Shqipëri ka vetëm një armik, dhe ai është kthimi i Shqipërisë në duart e politikanëve “non grata”, të cilët kanë objektiv hakmarrjen mbi drejtësinë. Kompleksimi i drejtësisë së re para tyre dhe krijimi i perceptimit se ata e trembin drejtësinë janë shërbimi më i madh kundër drejtësisë së re, që vjen pikërisht nga vetë kjo drejtësi.

Next Post
Shqipëria hap negociatat për grup-kapitullin e parë, Petro Koçi: Na vonoi martesa politike Berisha-Beleri! Kemi bërë detyrat

Koçi zbulon takimin me Kosta Trebickën: Do t'ia rrëfej SPAK-ut se ç'më tha për Shkëlzenin

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Të gjendet një avokat i fortë, i pastër dhe i devotshëm, dhe me materialet e bollshme të sipërme dhe të tjerat që ka Erion Veliaj, të ngrihet një padi Penale, për ushtrim presioni ndaj të zgjedhurit publik, për korrupsion aktiv, për shpërdorim detyre duke u munduar të krijojë prova dhe indicie të shpifjeve duke kryer krime të rënda.
    Kaq.
    Ndofta edhe ndonjë tjetër figurë krimi.
    Përveç Olsi Dados, këtu është i implikuar rëndë direkt edhe Altin Dumani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In