• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi “gardistët” politikë që mbushin gjykatat dhe shtypin

by Mero Baze
05/02/2018 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga skenat e shëmtuara të gjyqit të 21 janarit në Tiranë, atyre pak seancave skandaloze që u bënë dhe shpallën vrasësit të pafajshëm, ishte salla e mbushur plot e përplot me gardistë. Gjithë Garda e Republikës dhe oficerë të lartë të saj, futeshin në një sallë të ngushtë, ngrinin tonet dhe me nota kërcënuese mbanin nën terror një trup gjykuese, që edhe ashtu nuk ishte e gatshme të jepte drejtësi.

Por nuk ishte puna tek gatishmëria e tyre. Puna ishte të quhej dhe të sanksionohej, që nuk dha drejtësi nga frika e gardistëve në sallë.

Seancat e dy ish- drejtorëve të rrugëve në Gjykatën e Tiranës, akuzuar për korrupsion, po përsërisin këto skena. Salla e mbushur me militantë partie brenda dhe kryetarë partish jashtë, që kërcënojnë drejtësinë dhe shantazhojnë prokurorët me një gjuhë që dëshmon se ata kanë nisur betejën kundër drejtësisë, e tregon këtë.

Qëllimi është i njëjtë si ai i gardistëve në rastin e 21 janarit. Ata duan që Gjykata të tërhiqet para presionit të tyre, dhe presioni mbi drejtësinë të kthehet në standart, në çdo rast të mëpasëm.

Këtu nuk bëhet fjala për Xhikën dhe Tomën, por për të krijuar një standart, nëse në gjykatë do të shkojnë figura më të larta. Praktikisht është një fazë nxemje për t’iu kundërvënë dhe fizkisht reformës në drejtësi.

Dhe në vend që të ndëshkohet ky standart që po tentohet të vendoset kundër drejtësisë, ka zëra si Fatos Lubonja, që i janë bashkuar modelit të gardistëve që kërcënonin drejtësinë, duke thënë se këto gjyqe janë më keq se sa kur nuk dënohej asnjë njeri.

Kjo qasje është përpjekja e parë zyrtare në Shqipëri për ta institucionalizuar mos-ndëshkueshmërinë, për arsye politike. Dhe më e bukura është se kanë si arsyetim faktin që nuk po arrestohet ndonjë nga qeveria, ndërkohë që me këtë standart që duan të vendosin, shpëtojnë së pari qeverinë. Drejtësia sapo ka filluar të veprojë dhe askush nuk përjashton mundësinë që rrjeta të kapë dhe dikë nga qeveria. Por duke qenë se sot janë nën hetim dosjet e vjetra, ish- qeveritarët janë në krye të listës.

Problemi që ka ky arsyetim i Lubonjës dhe “gardistëve” politik të opozitës, që mbushin sallën e gjykatës, është se pikërisht ky standart shpëton dhe qeverinë nga gjykimi. Nëse ne bëjmë standart shkuarjen e “gardistëve” politikë në gjykatë, ulërima e liderve për të mos u arrestuar, për çdo njeri që u çonte çantën me lekë, atëhere këtë gjë mund ta bëjë dhe qeveria kur të arrestohet ndokush. “Gardistët” e gjykatave nuk mund të thonë që këta të qeverisë e kanë hallall të dënohen, kurse këta ish- qeveritarët që kanë vrarë së paku 30 vetë, për të vjedhur dhe kanë pas akuza penale të mbyllura me procedurë, nuk duhet të dënohen.

Mbushja e sallës me “gardistë” politikë dhe forcimi i tezës se çdo zyrtar që shkon në burg është i akuzuar politikisht, përveçse është atentati zyrtar ndaj reformës në drejtësi, është dhe e vetmja mënyrë të shpëtosh edhe qeverinë nga gjykimi. Po halli çfarë s’bën!

Next Post
Idrizi kundër Bashës: Bllokimi i akseve rrugore nuk është zgjidhje

"Ne bijtë e Çamërisë marrim ende frymë", reagimi i fortë ndaj presidentit grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In