• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi frikëra të paqena për imazhin dhe stabilitetin e Shqipërisë!

by Mero Baze
07/03/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama bëri mirë që udhëtoi drejt Italisë për t’u përballur me shtypin Italian dhe për të ndarë të vërtetën e tij, për atë që po ndodhin në Shqipëri. Kjo qoftë dhe për të vetmen arsye, se shtypi italian ishte nën një alarm falso për trazira në Shqipëri dhe deri luftë civile.

Kjo ka koston e vet tek rënia e turizmit drejt Shqipërisë dhe krijimi i një psikoze pasigurie për investitorët italianë që duan të vijnë këtu dhe të tjerë në botë që mund të ndikohen nga shtypi italian. Dhe Rama e bën më mirë se çdo shqiptar tjetër këtë punë dhe sikur të mos jetë kryeministër.

Por deri këtu.

Shqipëria nuk rezikon asgjë nga beteja e dhunshme dhe nervoze e opozitës. Dëmi më I madh I mundshëm për Shqipërinë ka ndodhur, dhe ai është krijimi I një precedenti për mospranimin e sistemit politik dhe daljen prej tij. Prej vitit 1990, ky është atentati më I madh që I është bërë këtij sistemi politik dhe dëmi përfundon këtu.

Të gjitha frikërat e tjera janë të pavend.

Është I pavend, alarmi fallco se protestat në Tiranë, sidomos ato të dhunëshmet, po na prishin imazhin në Evropë. Nuk besoj se një vend që proteston, duket një vend I keq, edhe kur protestat nuk janë popullore, por luftë e një sekti politik për pushtet.

Protestat dëshmojnë dhe para Evropës dhe anën tjetër të mediales, përgjegjshmërinë e shtetit, mos vrasjen e demonstruesve, menaxhimin demokratik të tyre, etj. Këto janë ato që na bëjnë një shtet më serioz në sytë e atyre që kanë 2 sekonda kohë për të parë lajme nga ky vend. Shqipërisë ja kanë nxirë faqen koha kur kryeministri urdhëronte vrasje nga kati I dytë I kryeministrisë dhe qeni I gjahut I tij, që ishte ministër I brendëshëm zbatonte urdhërin. Shqipërinë e turpuron fakti që këta vrasës, nuk janë dënuar akoma, por nuk e turpuron fakti, që qeveria e sotme mban dorën dhe nuk I vret këta. Kjo e nderon.

Edhe më I pavend është shqetësimi për trazira. Shqipëria nuk ka asnjë premisë të përsëris vitin 1997. Mbi të gjitha nuk ka se ajo ishte një revoltë popullore që destabilizoi shtetin dhe jo një protestë e financuar me sforcim që kërkon të destablizoj pushtetin, si kjo e tanishmja.

Por ajo që është kryesorja, kriza e vitit 1997 preku xhepin e cdo shqiptari, që pas humbjes së demokracisë, më 1996,  humbën dhe të ardhurat familjare më 1997.

Në vitin 2019, ata që protestojnë kanë çfarë humbasin, nuk janë si protestuesit e Vlorës që kishin lënë lekët tek vjehra e Lulit tek “Vefa”, apo si ata të Lushnjës, që kishin ngel me presh në dorë dhe ja nxirrnin inatin Tritanit.

Në vitin 2019 ata që protestojnë kanë çfarë humbasin nga dhuna dhe protesta. Vilat më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre, vilat më luksoze në Lalëz janë pronë e tyre, vilat më luksoeze tek “Laguna Blu” në Golem janë pronë e tyre, vilat në Drimadh apo në Dhërmi janë të tyre, bizneset më të mëdha në Tiranë, janë pronë e tyre, baret hotelet dhe restorantet më të shtrenjta në Tiranë janë pronë e tyre…

Mos u shqetësoni se nuk do shikoni dot kurrë Lulzim Bashën, apo Monikën duke vrapuar drejt Lalzit, drejt dyqanve luksoze të bllokut(dhe atyre të brekëve të shtrenjta të Arminës)  apo vilave në periferi për ti djegur, se i kanë të tyre dhe jetojnë vet aty. Dhe mos mendoni që ato që nuk janë të tyre, mund ti prekin lehtë me dorë se e dinë mirë të kujtë janë.

Retorika e dhunës së 16 Marsit është po ashtu një maskë. 11 vite më parë më 16 Mars, Shqipëria varrosi 26 vetë dhe shëroi plagët e 260 të tjerëve, pasi I biri I kryeministrit, baxhanaku I tij dhe shokët e djalit, disa ministra e disa trafikant e banditë,  ishin përfshirë në një biznes demontimi që mori jetë njerëzish nga makutëria për të fituar në Gërdec. Ai ka qenë 16 Marsi më I zi I Shqipërisë. Deri më sot, ata që e bën, nuk u ka hyrë gjemb në këmb, ndaj mos u shqetësoni se ndodh ndonjë gjë. Askush nuk vret dot më shumë se 26 vet në ditë, për të na tronditur.

Shqipëria e vitit 2019, është një vend që mund të prodhojë stuhi në gotë, por deri aty. Më tej cdo kush, sidomos ata që bëjnë si të revoltuar janë të parët që kanë çfarë humbasin. Përveç pushtetit që e kanë vet-humbur.

Next Post
Thaçi i hidhëruar për aksidentin e sotëm në Kosovë

Thaçi i hidhëruar për aksidentin e sotëm në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In