Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe në Siri ka arritur ditën e sotme në 41 mijë. Autoritetet turke thanë se më shumë se 35 mijë viktima janë identifikuar në zonat që u goditën një javë më parë. Ndërsa 6 mijë viktima të tjera janë regjistruar në Siri.
Kërkimet vijojnë ende për të mbijetuar, megjithëse shpresa mbeten të pakta. Qeveria e Turqisë e cilësoi tërmetin si katastrofën që ka shkaktuar numrin më të madh të viktimave në 100 vitet e fundit.
Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit.
Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.
Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter.
/s.f