• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 4 mijë objekte në ruajtje/ Policia e Shtetit merr në mbrojtje godinat ku mbahen materialet zgjedhore

by Java News
13/05/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se në zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të ditës së nesërme, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

“Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore. Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera“, thuhet në njoftim.

Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, shton policia, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij. Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit”.

Policia e Shtetit shprehet më tej se është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

/s.f

Next Post
Shqiptari vritet me çekiç për 5 euro në plantacionin e marijuanës në Spanjë, trupi u hodh në pyll

Shqiptari vritet me çekiç për 5 euro në plantacionin e marijuanës në Spanjë, trupi u hodh në pyll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In